• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri për 5 euro dhe raportet intime jashtë dëshirës së Valbonës, konfliktet që sollën tragjedinë

by A R
08/08/2018 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valbona Marku Nrecaj u vra të shtunën mbrëma bashkë me të bijën e saj nga ish-burri, Pjetër Nrecaj. Në katër faqe aktakuzë prokurorja Mene Syla ka sqaruar konfliktet e mëhershme në çiftit Ndrecaj të cilat mbrëmë përfunduan me dy vrasje.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të aktakuzës së prokurorisë së Gjakovës ku sqarohet historia e konfliktit në mes çiftit.viktima_1533716119-8665835

Konflikti mes çifti kishte filluar mbrëmjen e 10 majit 2018 kur Valbona Ndrecaj kishte denoncuar në polici se ishte rrahur nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj. Prokuroria përshkruan se Ndrecaj atë mbrëmje e kishte kapur për flokësh gruan e tij dhe e kishte goditur me grushte në kokë dhe në syrin e majtë.

Atë mbrëmje pas ankesës së viktimës Nrecaj ishte prangosur për t’u mbajtur deri me 11 qershor në paraburgim.

Prokuroria sqaron se konflikti mes çiftit kishte filluar nga një konflikt që njëri nga fëmijët e çiftit kishte me fëmijët e vëllait të Ndrecajt. Viktima në deklaratë kishte përshkruar se djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat, gjë që kishte çuar në një konflikt në mes kunatave. Siç përshkruhet në aktakuzë burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë. Vendimi për t’ja kthyer paratë ishte pritur si ofendim nga viktima e cila kishte debatuar me burrin, debat ky që kishte çuar në sulmin fizik. Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri ndërsa kishte ankesa se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa pajtimin e saj. Një muaj para se të paraburgosej Nrecaj, çifti ishin pajtuar me një ndërmjetësues me premtimin se dhuna nuk do përsëritej.

Më herët, e ndjera e kishte njoftuar Policinë për kërcënimet që kishte marrë nga bashkëshorti pak orë para se të ndodhte vrasja, këta të fundit nuk i kishin konsideruar si shumë serioze ato kërcënime. Madje, policia nuk kishte dërguar as mbrojtje në shtëpinë ku po qëndronte Valeriana më të bijat dhe kërcënuesin nuk kishin arritur ta gjenin. Por, sot nga prokuroria në Gjakovë shprehet se nuk i morën shumë seriozisht deklaratat e Valerianës se ish-burri po e kërcënonte./a.m.

Next Post
Mbizotëron pesimizmi, sondazhi: 70 % e të rinjve duan të largohen nga vendi

Mbizotëron pesimizmi, sondazhi: 70 % e të rinjve duan të largohen nga vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër

VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër

November 2, 2026
Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim -

Shqiptarët dorështrënguar në shpenzime, familjet frikë nga blerjet e mëdha! Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

November 2, 2026
“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

November 2, 2026
Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

November 2, 2026
“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In