• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri në zyrat e PD, plagoset “i forti” i Bërxullës që mbështet LSI-në

by Java News
22/06/2017 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Stacionit Zjarrfikës të Vorës është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi duke kryer fushatë për Partinë Demokratike, është konfliktuar me një militant të LSI-së, të cilin e ka plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 12:05, në një lokal në pronësi të shtetasit G.Gj., që ishte përshtatur si zyrë elektorale e PD-së, në fshatin Bërxullë të Tiranës.

Shefi i Zjarrfikëseve, Naim Picari, 42 vjeç, në bashkëpunim me një tjetër simpatizant të PD-së, 54-vjeçarin Xhaferr Sefa, janë arrestuar pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur 40-vjeçarin Ali Sula. Përveç akuzës për plagosje të lehtë, Picari është vënë në pranga edhe me akuzën “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Nga ana tjetër, Policia ka arrestuar edhe të plagosurin Ali Sula, i cili akuzohet për “pengim të subjekteve zgjedhore”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “prishje të qetësisë publike”. Policia tha se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, aty po zhvillohej një takim për të cilin nuk ishte bërë njoftim në Policinë e Tiranës.

INCIDENTI

Policia tha se, dje rreth orës 12:05, gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike në Bërxullë, ka pasur një konflikt midis shtetasit Naim Picari dhe shtetasit Ali Sula. Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të 40-vjeçarit Sula, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar dy të dyshuar për ngjarjen, Naim Picarin e Xhaferr Sefën, të cilët disa orë më vonë u arrestuan, bashkë me të plagosurin Ali Sula, të cilit iu komunikua arrestimi në spital.

Nga ana tjetër u morën në pyetje edhe disa dëshmitarë që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar se Ali Sula, i cili njihej si “i forti” i Bërxullës dhe mbështet në fushatë LSI-në, është paraqitur për të provokuar në takimin ku ndodheshin simpatizantët e PD-së. Sipas dëshmitarëve, ai ka nisur të fyejë e të kërcënojë Naim Picarin, duke e nisur vetë konfliktin dhe në këtë mënyrë të pranishmit kanë tentuar ta largojnë.

Por gjatë konfrontimit fizik, ai ka mbetur i plagosur. Policia tha dje se materialet janë referuar në Prokurori për akuzat “pengim i subjekteve zgjedhore”, “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “kanosje për shkak të detyrës”, “prishja e qetësisë publike” dhe “plagosja e lehtë me dashje”.

ma.me

Next Post
Vetë CIA ka lidhje me 40 sulme kibernetike

Big Data: Fundi i privatësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

Tradhtoi Nicolas Maduron dhe ishte spiun i Chávez-it, kush është “Gallo Pinto”

January 5, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Koha e fisit të çartun

January 5, 2026
Një dekadë përparim në ekologjinë e lumit Jance

Një dekadë përparim në ekologjinë e lumit Jance

January 5, 2026
Abuzimet me tenderat e UKT, SPAK çon për gjykim 3 zyrtarë dhe 1 biznesmen

UKT, emërohet drejtori i ri/ Kush do e zëvendësojë ish-kreun që u shkarkua ditët e fundit të vitit 2025

January 5, 2026
Trageti nuk ankorohet dot në Vlorë prej erës, pezullohet nisja për 800 udhëtarë

Trageti nuk ankorohet dot në Vlorë prej erës, pezullohet nisja për 800 udhëtarë

January 5, 2026
PAMJET / Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

PAMJET / Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

January 5, 2026
Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” në mes të autostradës

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” në mes të autostradës

January 5, 2026
Policia identifikon 40 viktimat e zjarrit në Zvicër. 6 nga të plagosurit ende të paidentifikuar për shkak të djegieve

Policia identifikon 40 viktimat e zjarrit në Zvicër. 6 nga të plagosurit ende të paidentifikuar për shkak të djegieve

January 5, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

“Dashuri, para e fat…”, viti nis mbarë për shenjat e horoskopit

January 5, 2026
“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In