• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një dekadë përparim në ekologjinë e lumit Jance

by Os De
05/01/2026 15:11
0.9.142

0.9.142

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kryeqytetin kinez Pekin u zhvillua një konferencë shtypi të hënën, për të raportuar mbi përparimin dhe arritjet e 10 vjetëve të punës në Brezin Ekonomik të Lumit Jance.

Gjatë dekadës së kaluar, pjesa e ujit me cilësi të nivelit I-III në Brezin Ekonomik të Lumit Jance u rrit nga 67 % që ishte më 2015 në 96.5 %, duke u shtuar me gati 30 pikë përqindjeje. Rrjedha kryesore ka ruajtur cilësinë e ujit të nivelit II për gjashtë vjet radhas, ndërkohë që speciet kryesore, si delfini pa pendë i Jancesë, kanë pasur një rimëkëmbje të dukshme të popullatave të tyre, sipas kreut të Departamentit të Ekologjisë dhe Mjedisit Ujor të Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit Jiang Huohua.

Përparim i ndjeshëm është bërë në kontrollin e ndotjeve dhe menaxhimin ekologjik. Veprimet me objektiv të përcaktuar kanë eliminuar në një masë të madhe masat ujore të nivelit V, kanë zgjidhur më shumë se 2 400 mangësi në infrastrukturën e parqeve industriale dhe kanë hequr mbi 90 % të ujërave të zeza dhe me erë të keqe në qytetet në nivel konteje.

Yao Wenguang, kreu i Departamentit të Parandalimit të Fatkeqësive nga Përmbytjet dhe Thatësirat në Ministrinë e Burimeve Ujore, theksoi që qëndrueshmëria e pellgut të lumit Jance ndaj ngjarjeve ekstreme hidrologjike është shtuar ndjeshëm.

Gjatë përmbytjeve në të gjithë pellgun më 2020, grupet e rezervuarëve me Projektin e Tri Grykave si kryesor, ndaluan 49 miliardë metra kubë ujë të përmbytjeve, duke mbrojtur 137 qytete, 17.52 milionë njerëz dhe 1.1 milion hektarë tokë bujqësore. Në vitin 2022, autoritetet e administruan në mënyrë efektive thatësirën e zgjatur më të rëndë që nga viti 1961 dhe depërtimin e ujit të kripur në grykëderdhjen e Jancesë, duke siguruar furnizimin me ujë të qyteteve në rrjedhën e poshtme dhe ujitjen e 183 milionë mu (12.2 milionë hektarë) kultura vjeshtore.

Next Post
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Koha e fisit të çartun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In