• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Big Data: Fundi i privatësisë

by Java News
22/06/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Michal Kosinski/  

 

Gjithnjë e më shumë gjurmë digjitale dhe algoritma gjithnjë e më të forta zbulojnë tiparet tona më intime të personalitetit. Sfera private nuk ekziston më, deklaron Michal Kosinski në Global Media Forum.

DW: Michal Kosinski, ju e deklaruat të humbur sferën private. Lënda e parë e së ardhmes janë të dhënat personale; modelet e biznesit të së ardhmes bazohen në shfrytëzimin e tyre. Çfarë mund të bëjë shoqëria, në mënyrë që nga përparësitë e Big Data të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm një grusht gjigandësh të teknologjisë të Silicon Valley-t?

Michal Kosinski: Kur nuk e pengon dot një vërshim, duhet të gjesh rrugë që ta kufizosh dëmin dhe që ta rrisësh dobinë: Ndërtoje shtëpinë mbi kunja! Shfrytëzoje vërshimin, baticën, për t’i plehëruar fushat e tua! Unë nuk jam i lumtur që po e humbasim sferën tonë private. Por sa më shpejt që ta pranojmë, se nuk mund të ndërmarrim asgjë kundër kësaj, aq më shpejt kemi mundësi të mendojmë se si mund ta bëjmë një botë të post-sferës-private në një vend ku ia vlen të jetosh – dhe po kaq më e mirë do të bëhet e ardhmja jonë.

Dhe mund të ndërmarrësh diçka: në një shoqëri tolerante nuk i intereson askujt se ku dallohem unë nga të tjerët dhe cilat janë tiparet e personalitetit tim. Kjo nuk do t’i interesonte askujt! Pse duhet të parashikoj unë, nëse je homoseksual apo jo, kur kjo nuk mund të përdoret kundër teje? Në një shoqëri të shkolluar është më e vështirë që t’i manipulosh njerëzit që të besojnë në teori komplotesh ose që të mos shkojnë në zgjedhje.

Ju treguat në Global Media Forum në mënyrë shumë impresionuese se që mbi bazën e 300 klikimeve “pëlqej” në Facebook mund të bëhet një pohim preciz për një person. Sipërmarrja Cambridge Analytica i vuri synim vetes vitin e kaluar që t’i ndikonte zgjedhësit me mesazhe të përshtatura për ta në dobi të Donald Trumpit. Sipas të dhënave të saj, Cambridge Analytica zotëronte profile të 230 milionë qytetarëve të SHBA, me 4000 pika të dhënash. Sa precize mund të bëhen parashikimet me një thesar të tillë të dhënash?

Kërkimet e mia, dhe ato të shkencëtarëve të tjerë, të lënë të kuptosh se me një sasi të tillë të dhënash mund të përcaktosh në mënyrë shumë precize tipare personaliteti dhe të bësh parashikime për sjellje të ardhshme. Unë megjithatë nuk e di saktësisht se me cilat të dhëna ka punuar Cambridge Analytica. Tani kur i kërcënon një hetim, ata thonë se nuk kanë pasur në fakt kaq shumë të dhëna. Në të ardhmen mund të ekzistojnë sipërmarrje që do të punojnë në një mënyrë të tillë pa e bërë publike dhe pa shitur mend.

A nuk hap kjo dyert për një manipulim pa kufi?

Unë jam optimist. Nuk dua të kuptohem si dikush që nxit frikëra. Unë besoj se këto teknologji e përmirësojnë përditë jetën tonë – dhe e kanë bërë këtë edhe në vitet e fundit. Potenciali i tyre i plotë ende nuk është shfrytëzuar. Por si çdo teknologji tjetër, edhe kjo mund të shpërdorohet. Algoritmet mund të përdoren për medikamentin e duhur, të konstatojnë që ke depresion e edhe të parashikojnë që ekziston një rrezik për të vrarë veten dhe të gjejnë pastaj rrugën më të mirë si të veprohet. Me të njëjtat algoritma edhe mund të të manipulojnë, për të blerë diçka ose për t’i besuar një gënjeshtre. Kjo është si në mjekësi: me të mund të shërosh, por edhe të helmosh. Këtu shoqëria duhet të vërë kufij e edhe t’i imponojë ato.

Michal Kosinski është psikolog, ekspert për të dhënat dhe psikometrik. Aktualisht ai punon në Stanford Graduate School of Business në SHBA.

Next Post
Sekuestrimi i prozhektorëve, Prokuroria rrëzon ministrin e Brendshëm të Bashës që tentoi të pengojë hetimet

Mbi 5 ton kanabis të sekuestruar në 1 muaj, Demiraj: Luftë përdorimit të parave të drogës në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com