• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri në PD, Shehu replikon me Bejkon: Bëni kujdes kur provoni të më cënoni, ne luftuam fort por fajin që humbëm e kishte LSI e aleatët

by Java News
22/07/2021 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, Tritan Shehu thotë se në këtë qytet të gjithë luftuan për votën e PD-së dhe kjo gjë solli një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor.

Duke ju përgjigjur, kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së Roland Bejko, një ditë më pare, Shehu tha se demokratet ne keto momente nuk duhet te jene te perçare.

Në një intervistë për Report TV, Shehu tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Madje ai e këshilloi që të jetë më i kujdesshëm në prononcime.

Shehu pranoi se me aleatët nuk funksionoi bashkëpunimi, ndërkohë që shtoi se fakti që nuk ishin në një listë të përbashkët me LSI-në bëri që të humbnin shumë vota.

‘Nuk merrem me individë. Nuk i shërbejnë PD-së këto reagime, i këshilloj të jenë më të kujdesshëm dhe më të qetë në të tilla prononcime. Nuk i shërbejnë as analizës së PD-së. Në Gjirokastër të gjithë luftuan për votën për PD ishin të gjithë të motivuar për votën e PD dhe solli që të dilnim në një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor.

Nuk funksionoi realizimi i aleatëve tanë për mënyrën e bashkëpunimit me ne. Me gjithë kërkesat tonë të vazhdueshme, me gjithë këmbënguljen tonë për të qenë në një listë me ne gjë që bëri të humbnim mbi 10 mijë vota, pasi nuk ishim në një listë me LSI.’- tha Shehu.

Tritan Shehu, tha po ashtu se Kongresi Kombëtar që u zhvillua nga PD, transmetoi një frymë të hapur demokratike. Sipas tij, largimi i kritikëve ka ardhur nga vota e anëtarëve dhe se ato nuk arritën që të zgjidheshin.

‘Kongresi transmetoi një frymë të hapur një frymë demokratike. Pati edhe kritika, ato që kritikuan më ashpër janë të zgjedhur, janë edhe deputet. Votimi ishte i fshehtë i lirë dhe demokratik. Nuk arriti që të zgjidhej dikush, më vjen keq por këto janë rezultat që dolën. Lista është e gjatë, zgjodhën anëtarët. Nuk mund të jenë të gjithë në Këshill Kombëtar.’- tha Shehu.

/m.j

Next Post
Vetëvritet me armë zjarri 47 vjeçari brenda dyqanit të tij në Fier

Vetëvritet me armë zjarri 47 vjeçari brenda dyqanit të tij në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com