• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri në PD për regjistrimin e kandidatëve/ Anëtarja e Komisionit Rregullator në KQZ: Përcaktues precedenti i Bindjes Demokratike të Patozit

by Java News
17/01/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit, Gjykata nuk ka zgjidhur ende çështjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Por ky nuk është problem për KQZ-në, sipas anëtares së Komisionit Rregullator, Helga Vukaj.

Në një intervistë për Panorama TV, Vukaj deklaron se KQZ  vepron sipas precedentit të vendosur në 2019, me njohjen e vendimit të shkallës së parë, që në këtë rast i jep drejtimin e Partisë Demokratike, Grupimit të Rithemelimit.

“Për mua është e qartë për mua si juriste, pasi do I referohesha përveç kodit zgjedhor do ti referohesha njëkohësisht dhe standardeve të krijuara nga institucioni, precedentëve të krijuar. Ky është I njëjti institucion që ka të njëjtin objektiv dhe qëllim veprimtarie “Garantimin e zgjedhjeve të lira demokratike”, ku parimi kryesor është respektimi i pluralizimit dhe në këtë kuadër ai ka krijuar një standard dhe precedent në 2019, që vlen të respektohet I cili ka konsideruar të vlerësojë si subjekt zgjedhor një subjekt, I cili diçka para zhvillimit të zgjedhjeve u njoh si parti politike me vendim të gjykatës së shkallës së parë Tiranë. Në respektim të pluralizmit, KQZ e ka konsideruar të vlefshëm këtë subjekt për të marrë pjesë në zgjedhje, është mjaftuar me praninë e vërtetimit nga Gjykata”, tha ajo.

Precedenti i Bindjes Demokratike në 2019-n, ishte i ngjashëm edhe për procedurën e Apelimit, por kjo nuk e frenoi KQZ-në asokohe për të njohur partinë e drejtuar nga Astrit Patozi si subjekt zgjedhor.

“Nuk ka pasur absolutisht rëndësi, nëse ky vendim ishte i ankimuar nga një grup qytetarësh nga rrethi i Kavajës, apo nga një subjekt tjetër, por trupa zgjedhore ka vendosur që ky subjekt të jetë pjesë e zgjedhjeve. Mjafton që vendimi ka dalë si vullnet I një gjyqtari, vërtetohet lehtësisht, ka një dispozitiv si shprehje vullneti në rast se bëhet fjalë për subjekte zgjedhore që kanë kërkuar ndryshime statutore, atëherë për ndryshimet statutore. Situata është mjaft e qartë për KQZ”, shprehet ajo.

Në 2019-n, KQZ njohu vendimin e shkallës së parë për regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhjet vendore, duke mos parasysh ankimimin e këtij vendimi, duke plotësuar kështu kushtin për pluralizimin në zgjedhje, e për pasojë ligjërimin e tyre pavarësisht bojkotit të opozitës./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In