• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sherri mes prindërve në shkollë, gjyqtari nuk zbardh vendimin

by A M
07/07/2023 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 15 Qershor 2021 transmetuam një problematikë në një shkollë të Durrësit. Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 Qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes një prindi Fjoralba Rusa, dhe mësueses Valentina Jance.

Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe gratë në fjalë, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njëjtën shkollë.

“Stop” takoi drejtorin e shkollës, Eduart Prenga, i cili pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit.

Drejtori tha, se ky prind është ankuar që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja.

Vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit duke deklaruar se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj.

Dy vjet pas këtij incidenti, Fjoralba Rusa, tregon, se deri në shkurt 2023 ka qenë në proces gjyqësor dhe në 28 shkurt gjyqtari Petraq Çuri dha vendimin, se mësuesja është e pafajshme dhe nuk ka patur dhunë.

“Çështja zvarritet. Pas dy vjetëve peripeci jepet vendimi me gojë nga gjyqtari Petraq Çuri dhe Sokol Nishani që shpallet e pafajshme mësuesja që më dhunoi djalin. Nga Shkurti deri në këtë moment që flasim kam dhjetëra herë që kam shkuar dhe gjyqtari nuk zbardh vendimin”, tha denoncuesja.

Prej asaj kohe, kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende nuk është zbardhur vendimi, duke e penguar, që ta apelojë. Sekretarja e gjyqtarit shpjegon, se ky i fundit ka qenë me raport mjekësor nga 21 Marsi e deri në 9 Maj.

Sekretarja: Nuk është zbardh Fjoralba akoma, sepse nuk është Gjyqtari, ka javë që nuk vjen, është me raport.

Është marrë me 28 Shkurt 2023, ne jemi me 2 Maj. Ka dy muaj.

Sekretarja: Po ça të them unë, o Fjoralba, nuk është, nuk ka ardhur dhe ka ngel dosja aty. Kaq, kaq mund të them!

Gazetarja: Ka pyetur për një vendim gjykate.

Punonjësi: Nuk është zbardhur akoma.

Gazetarja: Pse?

Punonjësi: Duhet të pyesni Gjyqtarin!

Gazetarja: Gjyqtari, ku është?

Punonjësi: Gjyqtari nuk është sot, është me leje. Bëni një kërkesë me shkrim, t’ia çojmë Gjyqtarit dhe të kthejë përgjigje!

Sekretarja e Gjyqtarit, Petraq Çuri: Gjyqtari Petraq Çuri, që nga data 21 Mars nuk është paraqitur në punë, sepse është me raport mjekësor, nuk ka ardhur dhe dosja e zonjës, ka ngelur pa arsyetuar, është shpallur vendimi, por nuk është arsyetuar akoma. Gjyqtari më komunikoi t’ju them, që në momentin, që do vijë në punë, deri me datë 9, është me raport mjekësor, do arsyetohet dosja dhe do bëhet komunikimi i vendimeve. Me porosi të Gjyqtarit, ju komunikova atë, që më tha.

Por pas interesimit të “Stop”, gjyqtari nuk priti datën 9 Maj, por zbardhi vendimin.

Denoncuesja: 24 orë pasi emisioni “Stop” u interesua në Gjykatën e Durrësit, vendimin e kam në duar. Falenderoj emisionin “Stop”.

 

Next Post
Rusia kërcënon Amerikën në Siri, avionët përballë dronëve 2 herë brenda 24 orëve

Rusia kërcënon Amerikën në Siri, avionët përballë dronëve 2 herë brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In