• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri për pronat në Bashkinë e Himarës lë pa gjumë Ministrinë e Jashtme greke

by A R
30/06/2016 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident mes qytetarëve të Himarës dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak mesditën e sotme është bërë shkak që Ministria e Punëve të Jashtme Greke të reagojnë orët e vona të së enjtes.

Në një deklaratë për shtyp, diplomacia greke dënon insidentin e Himarës ndërsa i bën thirrje Tiranës që të përmbushe detyrimet ndërkombëtare.

“Ne shprehim shqetësimin tonë dhe e dënojmë incidentin. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të përmbushë detyrimet për pakicat kombëtare” – thuhet ndër të tjera në reagimin e MPJ të Greqisë.

Kjo nuk është hera e parë që Greqia nisur nga pretendimet për pakicat kombëtare, akuzon Shqipërinë për diskriminim dhe neglizhencë ndaj minoritet grek në vendin tonë.

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pritej të sillte një atmosferë tjetër mes marrëdhënieve dy palëshe, por mediat fqinje e kryqëzuan kryediplomatin duke i cilësuar bisedimet me homologun Bushati si një humbje për Greqinë.

Ditën e sotme në Himarë, për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin 2 banorë, kontretisht shtetasit: A.N., banues në Tiranë dhe J.Dh., banues në Himarë. Policia ka shoqëruar 2 shtetasit në fjalë pranë ambienteve të Policisë Himarë.

Mbledhja e Këshillit ka pasur tre pika të cilat lidheshin me Qëndrën Shëndetësore, Kullotat dhe Ndihma ekonomike.  

Gjatë procesit të konsultimit, këshilltarët dhe kryetari i bashkisë kanë replikuar herë pas here me banorët të cilët kanë kërkuar sqarim për cështjen e pronave. 

Disa herë kryetari i Këshillit u ka kërkuar banorëve të heshtin dhe kjo ka ngjallur indinjatën e tyre.  Në fund të mbledhjes, ndërsa brenda në sallë po flitej për pronat, 4 persona kanë hyrë në mes të mbledhjes dhe kanë ofenduar e sharë banorët duke kërkuar dhe përfaqësuesin e tyre Nikollaq Neranxi. Më pas kanë goditur me grusht Manol Zoton, banor i zonës i cili ka kërkuar që të tërhiqnin ata që kishin thënë. Kaq ka mjaftuar dhe tek dera ka nisur një konflikt me grushta . Përplasje me grushta bëri që banorët të drejtoheshin në pjesën e jashtme të sallës dhe pas tyre kanë rendur dhe këshilltarët sëbashku me kryetarin e bashkisë Gjergji Goro dhe ish kryetarin Vasil Bollano në cilësinë e Këshilltarit. Manol Zoto është plagosur.

(java / r.a)

Next Post

Fitore me penallti, Kuarezma çon Portugalinë në gjysmëfinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

August 13, 2026
Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

August 13, 2026
PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com