• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri me De Biasin, flet babai i Xhakës: Taulanti ka gjithmonë në zemër Shqipërinë

by Java News
30/03/2017 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ragip Xhaka ka sqaruar disi polemikat që kanë lindur se fundmi mes djalit të tij, Taulantit dhe trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi. Ky i fundit, një natë më parë në një intervistë tha se Xhaka la në baltë shokët e skuadrës duke u larguar nga grumbullimi për t’u kthyer në klub.

Para se situata të përshkallëzohej edhe më shumë, Ragipi ka kërkuar publikisht që debati të marrë fund, ndonëse nuk ka ngurruar të lëshojë thumbime në adresë të De Biazit për mënyrën se si kishte folur publikisht rreth djalit të tij. Në një letër të publikuar nga “konica.al”, ai insiston se të birin e lidh gjaku me kombetaren shqiptare, ndërsa De Biazin kontrata me FSHF, kurse tregon se Taulanti refuzoi disa ftesa radhazi të Kosovës vetëm për të veshur fanellën kuqezi të cilës do t’i qëndronte gjithmonë besnik.

 Reagimi

Ju të gjithë e njihni familjen Xhaka, çfarë ka bërë për kombin në luftë dhe në sport. Drejt me thënë, dhe çfarë ka bërë Taulanti dhe Graniti në sport, është shumë shumë e rëndësishme. Kemi lartësuar imazhin e kombit tonë. Lufta për imazh mes kombeve sot është luftë e fortë. Ne si familje Xhaka jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë, me muskujt, me lojën, me gjakun, me dinjitetin tonë.

Kohët e fundit është krijuar një polemikë në distancë midis trajnerit të Kombëtares sonë, Giani de Biasit dhe djalit tim Taulantit. Nuk do kisha ndërhyrë, pse djali im është i rritur dhe mund të përgjigjet vetë. Por po ndërhyj për dy arsye :

Trajneri Xhani de Biasi tha në një intervistë të fundit, si dhe herë të tjera, se me lojtarët në moshë të re sillet si baba, pra si njeri i pjekur me një moshë të caktuar. E tash unë dua t’i përgjigjem si dikush në moshë të rritur, si njeri i pjekur.

Nuk dua që të ketë më shumë polemika që të krijojnë përçarje brenda Kombëtares. Nuk dua të ketë debate midis një lojtari dhe trajnerit Kombëtarja është e shenjtë. Nëse do ketë polemika, le të ketë midis meje dhe trajnerit . Jo midis Taulantit dhe trajnerit .

E tash po them mendimin tim për këtë çështje. Mund dhe të mos kisha folur, por meqënë polemikat kanë plasur, unë po mundohem me i qetësuar. Ka dy parime : rrobat e palara lahen në shtëpi. Ka dhe një parim tjetër. Me diskutuar ndershmërisht edhe në publik, deri sa të bindim njeri tjetrin. E tash që kemi folur në publik, edhe Taulanti dhe trajneri po përfshihem dhe unë në këtë debat. Për të qetësuar, për të pajtuar, për të forcuar Kombetaren.

1) Taulanti ka qenë lojtar i moshave të Zvicrës. Herët a vonë, ai mund të ishte bërë lojtar i Kombëtares së të rriturve bashkë me Granitin. Ai zgjodhi me zemër Kombetaren e flamurit, të gjakut të vet, Shqipërinë. Ai mund të kishte zgjedhur dhe Kosovën dhe ne kemi patur shumë thirrje për ta bërë këtë. Por Taulanti  nuk i ktheu shpinën Shqipërisë. Ju të gjithë e keni parë, trajneri gjithashtu e ka parë, se Taulanti  luan me zemër, me shpirt dhe gjak në fushë.

2)Taulanti  nuk kundërshton vendimet e trajnerëve, pse ai është profesionist. Rritur në Zvicër, ai i din rregullat. Por Taulanti  ishte i zemëruar pse u injorua prej trajneri. Në çdo ekip profesionistësh, trajneri  i jep shpjegime lojtarit titullar, pse nuk e fut në lojë. Taulanti  po luan çdo ndeshje me Bazelin dhe është në kondicion të mirë. trajneri nuk ja dha këto shpjegime dhe Taulanti mori një vendim që koha do ta tregojë sa i drejtë ishte.

I revoltuar, Taulanti  tha diçka që nuk duhet keqkuptuar. Ai tha se me Kombetaren e lidh gjaku, kurse Trajnerin e lidh Kontrata, dmth, paratë. Nuk ka diçka të rrejshme këtu. Kush ka krijuar keqkuptime, janë mediat.

3) Tash unë si baba do doja t’i thoja trajnerit  De Biasi : ne të vlerësojmë, të nderojmë për çfarë ke bërë me Kombetaren. Por si baba, nuk bën me e fyer djalin në publik. Nëse përshembull djali sillet si i papjekur, nuk bën që dhe baba të sillet si i papjekur. Imazhi i Taulantit si profesionist është i shenjtë. Taulanti  kurrë nuk ka patur probleme me askënd. Ne jemi një familje e edukuar dhe djemtë tanë janë të edukuar. Kombëtarja është e shenjtë. T’i ruajmë gjerat e shenjta, mos të dëmtojmë njeri tjetrin.

4) Po flasim për futbollin, po flasim për futbollistët. Futbollistët nuk bëjnë politikë, nuk dinë të flasin bukur, por dinë të luajnë me tru dhe me muskuj. Ndaj të mos merremi me fjalë, por t’ i shërbejmë bashkë Kombëtares. Taulanti  kurrë nuk do ja kthejë shpinën Kombëtares. Sikush do të jetë në rolin e vet. trajnerit në rolin e vet, dhe Taulanti në rolin e vet.

5) Prej tash, polemikat mendoj se duhen mbyllur. Nëse nuk mjafton thirrja ime, i bëj thirrje Presidentit Duka të ndërhyjë dhe ai. Kombëtarja është e të gjithë Kombit, ndaj kush mundet me ndihmuar, le ta japë një dorë, le të kontribuojë.

Rroftë Shqipëria e bashkuar, rroftë Kombi shqiptar.

Next Post
Damon “tallet” me Clooney: Do të jetë baba katastrofal, por e rregullon gruaja

Damon “tallet” me Clooney: Do të jetë baba katastrofal, por e rregullon gruaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In