• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri i këngëtarëve, dëshmitarët: Noizy provokoi Babastars

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sherr me armë ka ndodhur përballë një hoteli në Prishtinë ditën e djeshme. Konflikti ka qenë midis dy grupeve muzikore. “Babastars” dhe “OTR” janë përleshur mes tyre në qendër të Prishtinës, duke shkaktuar panik edhe tek kalimtarët e rastit. “Pak minuta para orës 18, ka ndodhur një përleshje mes 4 personave, nga ku si pasojë e kësaj është plagosur një person, i cili është dërguar në emergjencë për trajtim, ndërsa 3 të tjerë janë arrestuar”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës. Dëshmitarët që kanë qenë afër vendit të ngjarjes kanë thënë se janë përfshirë në përleshje dy reperë të njohur shqiptarë, Noizy dhe Cozman. I plagosur mësohet se ka mbetur Noizy. Dëshmitarët që ishin në konfliktin e djeshëm kanë deklaruar se ka qenë Noizy, ai që ka nisur i pari sherrin me djemtë e “Babastars”.

Për mediat kosovare të pranishmit kanë thënë: “Noizy po pinte kafe në restorantin e hotelit, kur aty erdhi Skivi bashkë me një djalë dhe më një femër tjetër. Porsa ka ardhur Skivi, kanë nisur sharjet mes tyre”, ka treguar dëshmitari. Më pas siç tregon ai, Skivi ka thirrur në telefon “bandën” e tij, të cilët kanë ardhur me një veturë. “Në atë moment ka nisur dhe sherri. Noizy është afruar afër veturës ku ishte Cozmani dhe një fjalosje e sipër e ka goditur fort me grushte në fytyrë shoferin, që e kishte emrin Albert. E më pas me të njëjtën forcë e ka goditur edhe Cozmanin”, vazhdon rrëfimin. “Në atë rast janë dëgjuar dy-tri të shtëna në fillim, kurse më pas edhe disa tjera, ku janë lënduar dy persona”, tregon dëshmitari i tmerruar me ajo që kishte parë me sy.

Megjithatë, një nga miqtë e Noizyt, i pranishëm në këtë konflikt, ka rrëfyer një tjetër version për “Summer Pages”. “Nuk ka pasur debat mes grupeve. Sapo na kanë parë, na janë afruar dhe na kanë goditur, ne thjesht jemi mbrojtur. Cozman së bashku me miqtë e tij na ka ardhur pa paralajmërim dhe na kanë goditur. Megjithatë, asnjë nga djemtë tanë nuk ka marrë dëmtime serioze”, shprehet një prej shoqëruesve të reperit të mirënjohur për “GSH”. Megjithatë, vetë reperi i mirënjohur ka mohuar të jetë i plagosur. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, sonte ju pres në Ferizaj dhe Mitrovicë”, ka thënë Noizy. Ndërsa, i pyetur se a ka mundësi që kjo përleshje të ketë arsye të vjetra, ai ka theksuar: “Ka mundësi, nuk jam i sigurt”. Gjithashtu, Noizy ka thënë: “S’ka pas provokime, do t’i shihni videot. Krejt OTR janë mirë. Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”, është shprehur Noizy pas konfliktit me labelin kundërshtar.

Next Post
Abuzimi me të miturën/ Njerku u akuzua nga babai para 5 vjetësh, nëna e arrestuar për prostitucion

Abuzimi me të miturën/ Njerku u akuzua nga babai para 5 vjetësh, nëna e arrestuar për prostitucion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

August 5, 2026
Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

August 5, 2026
Vila Bimbeli

Vila Bimbeli

August 5, 2026
83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com