• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimi me të miturën/ Njerku u akuzua nga babai para 5 vjetësh, nëna e arrestuar për prostitucion

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për abuzimin seksual të ushtruar ndaj të miturës E.Y. në Mbyet të Fierit gjatë gjashtë viteve të fundit kanë bërë të mundur sigurimin e provave të reja dhe kanë nxjerrë në dritë detaje rreth të kaluarës së dy të arrestuarve, Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeirajt, e cila akuzohet se ka ndihmuar bashkëjetuesin që të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e saj të mitur.

Mësohet se Ilmi Hoxhaj është denoncuar disa vite më parë për ngacmime seksuale ndaj të miturës E.Y., ndërsa Selvi Yzeiraj rezulton të jetë arrestuar për të tretën herë, pasi është ndaluar më parë në Durrës dhe në janar të këtij viti në Fier për ushtrim prostitucioni.

Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar prova shkencore që bëjnë të mundur vërtetimin e faktit se abuzuesi seksual i të miturës 12-vjeçare E.Y., është 52-vjeçari Ilmi Hoxha.

Precedenti abuziv

Lajmi për abuzimin e mëparshëm është bërë i ditur nga burime të gazetës “Shqip”, të cilat sqaruan se babai i vajzës së mitur e ka denoncuar pesë vite me parë Ilmi Hoxhën për ngacmime seksuale.

Por, atëherë nuk është bërë e mundur që të provohet fajësia e tij dhe për këtë arsye, pas shoqërimit është lënë i lirë.

Ndërkohë, dyshohet se ka qenë pikërisht Selvi Yzeiraj ajo e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e sigurimit të provave. Kjo, pasi ajo dyshohet që ta ketë manipuluar vajzën e saj, në atë kohë shtatë-vjeçare.

Duket se pasi kanë kaluar pa u penalizuar, çifti Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeiraj kanë nisur të abuzojnë seksualisht me vajzën e mitur të kësaj të fundit, madje edhe duke kryer marrëdhënie.

Por, babai i të dëmtuarës dhe daja i saj nuk kanë reshtur së komunikuari me vajzën deri sa kanë arritur ta bindin që të denoncojë abuzuesit e saj.

Provat Prokuroria e Fierit ka siguruar prova që vërtetojnë se 52-vjeçari Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Nga burimet e sipërcituara mësohet se 12-vjeçarja është bindur ta denoncojë Ilmiun dhe të ëmën pas abuzimit të fundit seksual që është kryer ndaj saj.

Burimet pohojnë se mjeko-ligjorët kanë arritur të sigurojnë sekrecione të cilat nuk i përkisnin të miturës dhe se nga analizat kanë rezultuar të ishin të 52-vjeçarit Ilmi Hoxhaj.

Ndërkohë, dëshmia e të dëmtuarës, babait të saj dhe dajës janë prova të tjera ndaj dy të arrestuarve.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit të dy abuzuesve janë siguruar prova të tjera që vërtetojnë se Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe se nëna e saj ka qenë në dijeni të gjithçkaje.

Kjo, është vërtetuar me anë të përgjimeve ambientale, ku rezulton se Selvi Yzeiraj i është shprehur të vëllait se nuk mund ta denonconte bashkëjetuesin për këtë abuzim seksual, pasi druhej se mos gjithçka bëhej mediatike.

Masa Gjatë caktimit të masës së sigurisë, fillimisht është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Fierit 40-vjeçarja Selvi Yzeiraj, e cila nuk ka pranuar që të ketë qenë në dijeni të abuzimit seksual që i është bërë vajzës së saj të mitur.

Ajo është shprehur se gjithçka është sajuar nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, me pretendimin se ata nuk ishin dakord që ajo të jetonte me Ilmiun.

Edhe ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me abuzimin. Ai është shprehur para gjykatës së nuk kishte abuzuar asnjëherë me vajzën e mitur dhe se gjithçka kundër tij ishte e sajuar.

Por, pasi gjykata ka ballafaquar provat e paraqitura nga prokuroria me pretendimet e dy të arrestuarve, ka vendosur të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e tyre dhe të caktojë masën e sigurisë burg pa afat.

Të premten e javës së kaluar, e mitura 12-vjeçare E.Y., e shoqëruar nga babai i saj dhe nga daja denoncuan abuzimin seksual që ishte ushtruar për gjashtë vite me radhë.

Ajo shpjegoi para hetuesve dhe psikologes se bashkëjetuesi i të ëmës, Ilmi Hoxhaj, kishte kryer prej gjashtë vitesh marrëdhënie seksuale me të.

E dëmtuara ka shtuar se për këtë abuzim ka qenë në dijeni edhe e ëma e cila e ka bindur për vite me radhë që të mos i tregonte të atit apo dajës e të mos e denonconte atë që kishte ndodhur.

Madje, mësohet se e ëma e ka detyruar vajzën e saj të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Tjetër tërmet gjatë natës, Shkupi nuk gjen prehje

Tjetër tërmet gjatë natës, Shkupi nuk gjen prehje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

June 7, 2026
Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In