• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri Braçe-Berisha, Byroja kërkon kohë për të shqyrtuar çështjen

by A R
07/04/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja Parlamentare u mbodh pasditen e së enjtes, për të marrë një vendim pas situatës së tensionuar që ndodhi sot në Kuvend midis deputetit socialist, Erion Braçe dhe deputetit demokrat, Sali Berisha.

Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, deputetit i PD-së, Edmond Spaho tha se, “kemi kërkuar largimin e deputetit Braçe për 10 ditë”. Ndërsa, ai paralajmëroi se opozita nuk do të marrë më pjesë në Byronë e Kuvendit, pasi ajo nuk është më produktive.

Ai tha se mazhoranca kërkoi kohë për të shqyrtuar çështjen. “Fjalori i Braçes ishte pjesë e një qëndrimi arrogant, por është një sjellje e përsëritur e këtij deputeti ndaj kolegëve të palës tjetër. Ky deputet i është drejtuar me fjalor fyes deputetëve, por byroja i hodhi poshtë këto pretendime me argumentin se nuk kemi prova filmike. Ata thanë se duhet kohë për ta shqyrtuar ngjarjen dhe të marrin një vendim. Duan kohë më shumë”, tha Spaho.

Sipas tij, “tolerimi i akteve të tilla, siç ka ndodhur në të shkuarën, çojnë në përshkallëzimin e këtyre ngjarjeve”. “Kushdo që thyen rregullin duhet të ballafaqohet me masat. Por qëndrimi i mazhorancës ishte në përkrahje të deputetëve të vet. Ne shprehëm pakënaqësinë tonë që Byroja e Kuvendit, megjithëse i kishte të gjitha provat nuk dhanë vendim. Ne vendosëm që është e pavlerë të marrim pjesë në mbledhjet e Byrosë. Unë nuk do marr më pjesë në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit”, tha ai.

Ndërsa deputeti socialist, Fatmir Toçi tha pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit se seanca parlamentare që u ndërpre për shkak të sherrit, do të shtyhet deri sa Byroja të marrë një vendim për këtë incident. Toçi kërkoi përjashtimin e deputetëve demokratë, Sali Berisha, Edi Paloka dhe Roland Keta.

“Seanca e Kuvendit shtyhet deri sa byroja të marrë vendim. Kërkuam përjashtimin e Berishës, Palokës dhe deputetit Keta”, tha Toçi.

Next Post

Dy gola diferencë kundër Realit, historia nuk jep garanci kualifikimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com