Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 në Sarandë.
Pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi D,. Guga ka goditur me mjet prerës shtetasin D.R, i cili për pasojë ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq autoritetet po punojnë për kapjen e autorit.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.