• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sherr në garazh

by
26/08/2015 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/ 

Edi Rama i shkoi deri në fund vendimit për të prishur ndërtimin artizanal mbi rrënojat e kishës së vjetër të Dhërmiut. Ai nuk ngurroi ta quajë atë ngrehinë “një garazh”, ndërsa Kisha Ortodokse e “mallkonte” nga Tirana, me fraza të tipit “pafytyrësia nuk njeh kufi”.

Në parim askush, përfshirë edhe klerin zyrtar, nuk ka të drejtë t’i kundërvihet shtetit, në rast se ai pretendon të zbatojë ligjin dhe rregullat. I parë në letër, i tillë është edhe rasti i Dhërmiut. Aq më tepër që vetë Rama, në prononcimin e tij të shkurtër rreth “garazhit”, linte të kuptohej se kisha e vjetër “do të rilindë”. Pra, nuk përjashtohet mundësia që aty të marrë shtat një institucion fetar i ngjashëm me ndërtesën historike që u shemb vite më parë.

Në anën tjetër, sensibiliteti që shoqëron veprimet e shtetit ndaj çfarëdo aspekti apo detaji që ka të bëjë me komunitetin ortodoks shqiptar, është i lartë dhe i ndjeshëm. Shumë më i ndjeshëm sesa kur bëhet fjalë për komunitetet e tjera. Dhe këtu arsyeja dihet dhe nuk do shumë mund për t’u kuptuar: ortodoksët e Shqipërisë janë konsideruar historikisht, diku, nga palë të treta, si një karburant për konflikte e tension brenda Shqipërisë së sotme gjeografike. Nuk do mend e kalem që edhe një ngrehinë krejt pa vlera nga pikëpamja arkitektonike, merr përmasat e një objekti kulti vezullues e të stërmadh, sepse futet në filtrat e politikës, më shumë sesa tek ato të fesë.

Nga ana tjetër, reagimi i Kishës Autoqefale është iracional dhe agresiv. Të gjitha prononcimet e ditëve të fundit dhe takimi me kryeministrin Cipras, vijojnë të ndjekin logjikën e qarkut të shkurtër Tiranë-Athinë, edhe pse çeshtja e kishës së Dhërmiut as që e meriton këtë lloj jehone dhe zhurme diplomatike.

Qeveria shqiptare mund ta kishte kursyer fare mirë këtë incident të parëndësishëm, që u kthye artificialisht në të rëndësishëm. Nuk e dimë nëse veprimi i fortë i Ramës për shembjen e kishës së improvizuar të Dhërmiut, është një diversiv që kërkon të devijojë vëmendjen publike nga probleme të tjera më të mëdha që ka sot Shqipëria, por është e sigurtë se me pak dialog me banorët dhe autoritetet kishtare, problemi do të ishte zgjidhur edhe pa rruspa, kazma dhe lopata. Ashtu siç shihet qartë sesa e kollajshme është që të “peshkosh” një lider politik pa ide si Lulzim Basha, i cili futet në çdo lloj debati, me shpresën se do të fitojë diçka politikisht.

Nga ana tjetër, Athina i ka të qarta idetë, sa herë që flitet për çeshtje që ajo mendon se prekin interesat e grekëve dhe më gjerë, të ortodoksëve shqiptarë. Pasi ajo i konsideron edhe këta të fundit, në mos si grekë të pastër, si një lloj “nëngrupi” që meriton mbrojtjen e saj të pakushtëzuar. Idea greke për këto raste, siç është edhe ky i kishës së Dhërmiut, është që Tirana e ka rregullisht gabim, që ajo duhet kërcënuar e paralajmëruar, pa i hyrë fare detajeve. Ky instikt i paprekur grek i njëqind e ca vjetëve të fundit, vijon të jetë i gjallë e në funksion të plotë, sa herë që në Jug të Shqipërisë ka zgjedhje, apo kur krijohen tensione mes banorëve greqisht folës e pjesës tjetër, apo kur ka sherre pronash, apo qoftë edhe kur një djalë grindet dhe më pas konfliktohet duke humbur jetën (siç ndodhi vite më parë në Himarë). Mese duket, me sherrin e fundit për kishën-garazh të Dhërmiut, Athina po tenton të hyjë edhe një pak metrat katrore të një gjysëm rrënoje, që po trajtohet si të ishte Notre Dame e Parisit.

Next Post

“Trokit në dhomën time të gjumit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com