Gjashtë telefona celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit.
Kontrolli është kryer nga forcat operacionale speciale, të cilat kanë ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sipas të dhënave paraprake, pesë prej celularëve janë gjetur të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur. Pajisjet janë zbuluar në ambientin e përbashkët të palestrës.
Ende nuk është bërë e ditur se cilëve të dënuar u përkasin celularët. Pajisjet janë sekuestruar, ndërsa pritet që verifikimet të përcaktojnë personat që i kanë pasur në përdorim.
Kontrollet në institucion vijojnë në kuadër të masave për evidentimin dhe parandalimin e futjes e përdorimit të sendeve të ndaluara nga të dënuarit.











