• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherr në emisionin LIVE, gazetari përplaset me Tedi Blushin: Ti e fute në burg Ilir Metën, pije në Presidencë 

by Os De
10/10/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Armir Shkurti dhe deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi janë përfshirë mbrëmjen e së enjtes në një debat të fortë me njëri-tjetrin, ku nuk kanë kursyer aspak njëri-tjetrin dhe kanë agravuar deri në ofendime personale. 

Të ftuar në studionin e “Quo Vadis”, Shkurti dhe Blushi u “përplasën” lidhur me situatën politike në vendin tonë, të metat e opozitës dhe analizën e humbjeve të njëpasnjëshme të tyre. 

Gjatë bisedës Blushi pohoi se është bërë një analizë e thellë dhe se opozita është duke u përballur me një regjim, duke theksuar se faji kryesor është i qeverisë së Edi Ramës dhe jo opozitës. 

Nga ana tjetër, gazetari Shkurti e sfidoi besnikun e Ilir Metës duke kërkuar më tepër transparencë dhe vetë-reflektim nga opozita, duke theksuar se qytetarët nuk votojnë më për ta sepse nuk frymëzohen.  Debati përshkallëzoi deri në përplasje personale, akuza të ndërsjellta dhe ngritje zëri. 

“Jam themelues i PD-së, por anëtar partie nuk kam qenë asnjëherë. Jam shok i Altin Goxhajt, jo zëdhënës”, i tha gazetari-Blushit, ndërkohë që ky i fundit i kërkoi që: “Atëhere këshilloi me Altinin se je ndryshe nga linja e tij”. 

“Po ka tallur b*thën Altini me ty”, i tha ai. 

Pjesë nga biseda: 

Shkurti: A bëtë analizë për humbjen? 

Blushi: Po, bëmë analizë. 

Shkurti: Cili ishte rezultati? 

Blushi: Fakti që përveç se kemi përballë një regjim, nxorëm disa problematika me organizimin. Defekte të cilat nuk do të përsëriten më. 

Shkurti: A ka bërë një analizë opozita pse humbi? 

Blushi: Po, kemi bërë. 

Shkurti: Jo, nuk i dini. M’i thuaj pra cilat janë, ta dimë dhe ne. 

Blushi: Thashë disa. 

Shkurti: Cilat janë? 

Blushi: Patëm problemet tona si u organizuam përballë një mazhorance. 

Borakaj: Pse ju kanë ikur njerëzit? 

Ramaj: E tha Blushi: Kemi humbur me mafien në Vlorë, si do fitoni? 

Blushi: Ne do punojmë me njerëzit. 

Rumano: Sa vota ka vjedhur mazhoranca? 

Blushi: Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast. 

Borakaj: Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë? 

Blushi: Të shihni si problem opozitën… më vjen keq t’ju them që keni rënë pre e propagandës së Edi Ramës. Opozita ka 100 difekte, por dëmin më të madh shqiptarëve nuk ua shkakton opozita, por Edi Rama. Nuk është opozita shkak pse kanë ikur 1 milion shqiptarë. 

Borakaj: Është edhe opozita. Në këtë studio kemi thënë me qindra herë problemet e kësaj qeverie, qytetarët në rrjete sociale kanë pafund pakënaqësi, çështja është pse refuzojnë të votojnë opozitën. 

Blushi: Zgjedhjet dhe rezultati nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve. Ju përmendët edhe raste të tjera. Kur vetë institucionet e vëzhgimit deklarojnë se zgjedhjet nuk ishin të lira. Kur në PE thuhet se bandat penguan rotacionin politik. Kush e ka fajin që vidheni sot, opozita? Opozita e ka fajin që vidheni 90 mijë euro në ditë? Faji i PD apo PL që vijojnë shembjet në Kombinat? 

Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët? 

Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës? 

Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi. 

Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës. 

Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës. 

Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt. 

Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës. 

Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt. 

Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie. 

Blushi: Këshillohu me Altinin. 

Shkurti: Ka tallë bythën Altini me ty. 

Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale… 

Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti. 

Blushi: Paske pirë ti. 

Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burg. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin. 

Blushi: Ky është panel banal. 

Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë. 

Blushi:  Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio. 

Borakaj: Nuk është i dehur. 

Blushi: Vjen në studio erë tapë. 

Shkurti: Më 11 maj gënjyen shqiptarët. Thanë: do bëjmë qeveri teknike me Ramën, nuk bëjmë zgjedhje. Hynë në zgjedhje. Nuk thanë asgjë pas fushate, pas zgjedhjeve thanë “Rama na vodhi zgjedhjet”. Çfarë ndryshoi maj, korrik, gusht, shtator? PD humbi dhe një standard. Në 2023 bëri primare. Në primaret e zgjedhjeve parlamentare ra standardi, nuk u pyet elektorati fare. Opozita ka shpallur falimentin. 

 

Next Post
Mashtroi 37-vjeçarin që do t’i transferonte paratë e blerjes së makinës në llogarinë e bankës, arrestohet i riu

Mashtroi 37-vjeçarin që do t’i transferonte paratë e blerjes së makinës në llogarinë e bankës, arrestohet i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

April 22, 2026
Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

April 22, 2026
Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

April 22, 2026
Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

April 22, 2026
Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

April 22, 2026
Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

April 22, 2026
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

April 22, 2026
Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

April 22, 2026
Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In