Një person ka mbetur i plagosur me thikë, si pasojë e një konflikti të ndodhur ditën e sotme.
Rreth orës 14.00, në Bulqizë, shtetasi A.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit A. H., dhe F. Xh.
Si pasojë e konfliktit shtetasi F. Xh., është lënduar lehtë me një send të mprehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Aktualisht shërbimet e policisë, po punojnë për shoqërimin e të dyshuarit A.M, në ambientet e komisariatit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit. /a.r