Në veri të Mitrovicës, dy grupe të miturisht me përkatësi etnike serbe dhe shqiptare, janë përfshirë në një incident, ku u vunë në pranga tre të rinj shqiptarë.
“Në këtë incident askush nuk u lëndua, por tek shqiptarët u gjetën armë dhe dy thika”, tha për B92, komandanti i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, ndërkaq hetimet janë në vazhdim e sipër.
Incidenti ndodhi rreth orës 18:15 në rrugën e Mbretit Pjetër në veri të Mitrovicës.









