• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ikën nga komisioni hetimor për CEZ pa dëshmuar, Balla: Policia ta sjellë me forcë

by Java News
23/11/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ish kryeministri, Sali Berisha, eshte larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor per CEZ pa dhene deshmine e tij. Pas ketij akti, kryetari i Komisionit, Taulant Balla, ka kerkuar hartimin e shkreses qe ne baze te ligjit per komisionet hetimiore sjell me force deshmitarin per te dhene deshmine ne komision. Ish kryeministri Berisha deklaroi per mediat se shkaku qe ai u largua pa deshmuar ishte se Balla ishte ne konflikt interesi

Berisha:

“Shkova për të plotësuar detyrimin. Rezultoi se personi nuk duhet të jetë në konflikt interesi. Ajo që më bëri të mos vazhdojë është fakti se në mënyrën më të paftyrë se kryetari i komisionit mashtroi duke thënë se është i padënuar. Ai është i dënuar dhe nuk paguan gjoba. Ai është ordiner. Unë nuk e dija se ishte në konflikt interesi. Këtë e zbuloi Ristani. Kam qenë i interesuar për CEZ. Edi Rama dhe Damijan Gjiknuri kanë bërë aferë. Dosja e CEZ dënon Ramën e Gjiknurin me 35 vite. Nëse Balla do pohonte se jam i dënuar do dëshmoja. Balla është i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit”.

Mbledhja

Ka nisur mjaft e tensionuar mbledhja e komisionit hetimorë për CEZ në të cilën është i pranishëm edhe ish kryeministri Berisha për të dëshmuar për privatizimin e CEZ. Që në fillim të mbledhjes janë vërejtur tensipone të ashpra mes kryetarit të komisionit të CEZ taulant Balla dhe deputetëve të PD. Këta të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e Ballës nga drejtimi i komisionit hetimor gjatë dëshmisë së Berishës. Deputetët e PD-së dhe Berisha kanë kërkuar tërheqjen Ballës, pasi, sipas tyre, Balla është konflikt interesi, sepse eshtë në konflikt ma familjarë të Berishës.

DEBATET
Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën
Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.
Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.
Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri
Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.
Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.
Ndreu: Nuk po bëjmë gjyq këtu, jemi një komision hetimor dhe po hetojmë një aferë. Zoti Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar që ka dijeni për disa rrethana dhe fakte. Jemi në proces hetimi, jo gjykimi.
Manja: Unë i ftoj kolegët të jemi racionalë në këtë komision hetimor, sepse ligji për komisionet hetimore e thotë qartë. Dispozitat aplikohen në komision aq sa është e mundur. Rregullorja e Kuvendit, në lidhje me zëvendësimin e kryetarit dhe anëtarëve, ka rregulla të tjera që i referohen kodit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Në cilën pikë të nenit 17 të kodit të procedurës penale bazohet kërkesa juaj. Kjo, pasi zoti Berisha është thirrur si dëshmitar. Mos i ngatërro palët në këtë proces zoti Ristani. të vazhdojmë këtë seancë të komisionit hetimor.

Ristani i drejtohet Ballës: Ky komision i referohet kodit të procedurave penale e cila është shumë i mundur, se ky komision do dalë në një përfundim për faktet që ne mbledhim në këtë komision, të cilat janë pjesë e gjykimit tonë. Ne kemi detyrimin ligjor që të jemi të njëanshëm. S’duhet të kemi pengesa ligjore që na bëjnë të jemi të anshëm. Duke qenë në konflikt me Berishën, kjo tregon që ju nuk jeni objektiv në pyetjen e Berishës në seancë. Kështu jeni në konflikt e duhet të jepni dorëheqjen. Për këtë shkak ju s’mund ta drejtoni këtë seancë pasi jeni në konflikt interesi, të paktën seancën e sotme jo.

Balla: E drejtoj unë mbledhjen. Manja tha jemi në komision hetimor parlamentar. Kryetari drejton mbledhjen. Do doja të isha gjyqtar e të gjykoja zotërinjtë përballë.

Ristani: Zbato kodin e procedurës penale. Paraqisni dorëheqjen . Referoju ligjit.

Balla i drejtohet Berishës: E drejtoj unë këtë mbledhje. Unë ta jap flajën. Nuk e mer dot kështu fjalën. Shiko çfarë frikacaku je, sepse ke frikë përgjigjen. Ti i shmangesh përgjegjësive të tua. Kjo është dosja hetimore ndaj teje betohu që do thuash të vërtetën, qëndro. Harroje se largohesh nga mbledhja dhe harroje se i fshihesh deponimit përpara këtij komisioni hetimor. Të citoj kodin penal: nëse nuk paraqitesh , do shoqërohesh me forcë. Ulu e dëshmo. Nuk ke konflikt interesi me kryetarin e këtij komisioni

Berisha: Ti je përdhunues ordiner, por unë vij në respekt të parlamentit

Balla: Teatrin në këtë komision nuk e bën dot. Ti je shpifës ordiner. Ke frikë për të deponuar për çështjet për të cilat je thirrur dëshmitar. Komisioni qartëson lidhjet e dëshmitarit me aferën 414 mln euro. Ende nuk jeni në kushte për të marrë fjalën për aq kohë sa si dëshmitar nuk bëni betimin. Bëni betimin që të flisni. Pa e bërë betimin nuk mund të flisni. Fjalën e jap unë se unë drejtoj.

Balla: Fjalën ta jap unë, nuk e merr dot ti. Nuk mund të bësh këtu siç bën në Parlament. Këtu fjalën ta jap unë.

Berisha: Je në konflikt interesi.

Balla: Nuk jam në konflikt interesi. Ndryshe do të ishte thënë kjo gjë kur u njoftua mbledhja. Tani qenke trembur zotrote se e drejtoj unë, mbledhjen. Më lër të bëj punën që më është dhënë.

Berisha: Respekto rregulloren. Je i dënuar me vendim të formës së prerë.

Balla: Mos tento të dëmtosh punë e këtij komisioni. Unë e di që kishe frikë të vijë në këtë komision. Kërkesa nuk është depozituar ende nga nënkryetari i këtij komisioni. Depozitojeni kërkesën, le të ndjekë të gjithë procedurën parlamentare. Këtu jemi në punën e komisionit hetimor. Z.dëshmitar të tërheq vëmendje për të fundit herë, që fjalën në këtë komision ta jep kryetari…

Berisha: Që është një ordiner.

Balla: Je i vetmi njëri në këtë botë që nuk më shqetëson. Keni bërë një kërkesë që gjoja unë qenkam në konflikt interesi me atë. Ka ndonjë shqiptar që mund ta besojë. Këtë.
Berisha; Çështja është a je i dënuar apo jo?

Balla: Jo. Nuk është e vërtetë. I kam fituar të gjitha gjyqet me familjarët e tu, e do vazhdoj.

Berisha largohet nga Komisioni.

Balla: I bëj thirrje sekretarit të komisionit të bëjë gati shkresën drejtuar Policisë, që dëshmitari të sillet me forcë në komisionin hetimor parlamentar. Berisha sot tregoi që ka frikë sikurse e dinë gjithë shqiptarët që të dalë para drejtësisë. Edhe sot u dëshmoi qytetarëve shqiptarë që ky person i frikët përballjes, dhe ka frikë të japë dëshmi për çështje të rëndësishme, sikurse është afera 414 mln euro, që e përfshin zotërinë si përgjegjës.

Pas largimit të deputetit të Partisë Demokratike nga Komisioni Hetimor, kryetari i Komisionit, Taulant Balla tha se nëse Berisha, si dëshimtar në këtë komision, nuk paraqitet, atëherë ai do t’i drejtohej policisë së shtetit për ta sjellë me forcë.

Balla: Sipas ligjit për komisionet hetimore është e detyrueshme që personat të thirren për të dëshmuar. Dëshmitari Sali Berisha është thirrur për 3 herë radhazi. Sipas ligjit në rast se dëshmitari refuzon të paraqitet, atëherë komisioni i drejtohet policisë së shtetit, që të bëjë të mundur sjelljen me forcë të dëshmitarit. I bëj thirrje të vijë me dëshirë e jo me forcë, kështu që unë do konsideroja që ne të vazhdonim punën me një prezantim të disa prej çështjeve që do i kërkohen sqarim dëshmitarit. Të shpresojmë që deputetët e opozitës që fatkeqësisht drejtohen nga dëshmitari të kthehen, ndërkohë që janë votuar nga qytetarëve shqiptarë. Do doja t’ju informoja që nga gjetjet e deritanishme kemi të bëjmë me disa shkelje të rënda që lidhen me procesin e privatizimit të kompanisë CEZ që është favorizuar në mënyrë të paligjshme. CEZ ka përfituar tarifa të favorizuara duke shkaktuar dëm tek konsumatori. Nga viti 2007 -2012 dëmi në financat shtetërore është 13 miliard , dëmi i shkaktuar nga rritja e shitjes me pakicë 2012-2014 çmimi është rritur në interes të kompanisë e dëm të qytetarit shqiptar.

Next Post
Ylli i Leicester aksidentohet me Lamborghinin 221 mijë euro

Ylli i Leicester aksidentohet me Lamborghinin 221 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

May 28, 2026
Shërbim i detyrueshëm ushtarak apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

Shërbim i detyrueshëm ushtarak apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

May 28, 2026
Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

May 28, 2026
Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

May 28, 2026
Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

May 28, 2026
Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

May 28, 2026
Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

May 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 29 Maj 2026

May 28, 2026
Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

May 28, 2026
194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In