Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në Durrës.
20-vjeçari me iniciale D.D., është goditur me thikë në lagjen 15.
Një 17-vjeçar me iniciale J.B., është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, ndërsa arma e ftohtë me të cilën u krye plagosja u bllokua në cilësinë e provës materiale.
20-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan burime zyrtare nga policia.
Ndërsa personi që e plagosi, akuzohet për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.
Burime policore thanë per Panorama se plagosja ndodhi për shkaqe banale.
a.ç