• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po kërkon Basha të “bashkëqeverisë” sërish me socialistët ?

by Artur Ajazi
26/08/2018 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një vit e 3 muaj më parë, dhe pikërisht në mesnatën e 17 majit 2017, zoti Basha zbuti tonet, uli “armët”, fshiu paralajmërimet dhe ultimatumet ndaj kryeministrit Rama, bëri hasha gjithçka u premtoi demokratëve nga çadra e lirisë , dhe firmosi bashkëqeverisjen me socialistët, duke deklaruar se “ne fituam”. Dhe pranoi jo pak, por mbi 6 muaj të plota bashkëqeverisje me ata që i quante “trafikantë, të korruptuar, të lidhur me krimin”, madje duke urdhëruar të vetët “tu shponin gomat e makinave, ti thyenin xhamat e dritareve dhe ti nxirrnin me shkelma nga zyrat e tyre qeveritarët”.

Fillimisht gjithçka dukej si serioze, dukej si revolucion i nisur nga zoti Basha për të rrëzuar qeverinë Rama për të rimarë pushtetin e humbur në 2013, pasi shprehej se “nuk ka njeri të ndalë Republikën e Re”. Por e gjitha ishte një lojë, një show, një shfaqje teatrale e cila u kuptua me vonesë nga vullnetarët e çadrës së “lirisë” që nuk ngopeshin me sufllaqe dhe coca-cola falas , por ishte nuhatur nga pasanikët që vinin të parfumosur dhe me makina të shtrenjta atje sa për tu dukur.

Zoti Basha hyri në bashkëqeverisje dhe e pranoi pa kushte edhe rezultatin e zgjedhjeve, duke njohur publikisht humbjen si rezultatin real të partisë tij. Analiza nuk u bënë, por thjesht u pranua nga zoti Basha autorësia e listës dhe “puna e dobët e strukturave, dhe angazhimi këtej e tutje për të rrëzuar deri në dhjetor qeverinë”. Pra edhe pse kishte ministrat në qeverisje, edhe pse njohu humbjen si rezultatin real të partisë, po që në fakt ishte humbja e tij, ai nuk rreshti së kërkuari pushtetin e humbur. Vetëm pas 60 ditësh zoti Basha deklaronte se “zgjedhjet u manipuluan, u blenë, u vodhën”, edhe pse ministër i Brëndshëm ishte njeriu i tij, edhe pse ministër i Drejtësisë ishte njeriu i tij pasionant, dhe harroi (me dashje) se humbja mbante firmën e tij. Muajt kalonin, (ai u rizgjidh edhe kryetar partie) dhe zoti Basha sërish, nuk e kuptonte se duhej të angazhohej seriozisht në misionin e tij të opozitarit. Ai edhe sot nuk ka kuptuar se është në opozitë, pasi ëndërron të jetë sërish në qeverisje, mendon se pikërisht bashkëqeverisja me Ramën, është opozita më e mirë ndaj tij.

Prej 1 viti e 3 muaj, zoti Basha nuk rresht së nxjerri në ekrane dhe faqe gazetash ish-ministrat e tij të cilët bashkëqeverisën me Ramën në 2017, duke i cilësuar ata si “bashkëpunëtorë të shkëlqyer, që kontribuan pozitivisht për aq kohë sa ishin me poste ministrore”. Sa të dobishëm ishin ata si ministra, këtë e vërtetoi koha dhe rrumpalla që gjetën pasardhësit e tyre në zyra pas formimit të qeverisë së re.

Por le të kthehemi tek zoti Basha sot, tek PD sot, tek opozita sot, për të gjetur qoftë edhe një të vetme arsye për të thënë se “kjo parti meriton ti japësh votën nesër në zgjedhje”. Por prej 15 muajsh, kjo opozitë merret vetëm me lajme dhe thashethushe skutash, merret vetëm me emra të lakuar dhe të përgojuar në media dhe procesesh gjyqsore, sulmon ministra dhe deputetë të shumicës (dhe mirë bën kur ka fakte) harton dhe mohon pastaj statistika krimi, punësimi, investimi, por asnjëherë duke u marrë me problemin por vetëm me thashethemin. Sulmon ambasadorë të huaj, akuzon qeverisjen dhe kryeministrin Rama se “ka blerë për interesat e tij me para trafiku dhe krimi pothuajse të gjithë ambasadorët e huaj” veçanarisht duke vënë theksin tek ai i SHBA dhe BE.

Kulmi është kur përmes ish-ministrave të tij të “suksesshëm” kjo opozitë sulmon edhe strukturat e BE në Bruksel, vetëm sepse ata vlerësojnë ecurinë pozitive të reformave duke inkurajuar Shqipërinë të vazhdojë rrugën e nisur. Padyshim zoti Basha, duket sikur kërkon të ketë edhe meritën e hapjes së negociatave me BE deri në afatin e caktuar, duke zgjedhur rrugën e gabuar të bërjes opozitë, duke nxirë gjithçka pozitive. Sipas tij dhe ish-ministrave të tij “të suksesshëm” që dalin dy herë në ditë para mediave duke lexuar deklarata shtypi, vendi do të hapë negociatat vetëm “duke patur në qeverisje PD”. Për të rimarë pushtetin, natyrisht duhet të presë akoma, por a nuk duket se zoti Basha duke mos ditur të bëjë opozitë, po kërkon me ngulm të bashkëqeverisë sërish me socialistët?/a.ç

Next Post
F1/ Vettel triumfon në Belgjikë, Alonso aksidentohet në xhiron e parë

F1/ Vettel triumfon në Belgjikë, Alonso aksidentohet në xhiron e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com