Mbrëmjen e djeshme qarkulloi një lajm se në zyrën e PS në Shkodër pati konflikt mes anëtarëve. Madje u tha se një person nxori armën në debat e sipër.
Partia Socialiste Dega Shkodër reagoi në lidhje me lajmin e një sherri në ambientet e saj.
PS sqaron se lajmi i qarkulluar në mediat lokale është tërësisht i pavërtetë.
“Gjatë ditës së sotme në selinë e PS janë zhvilluar disa takime, por të gjitha aludimet e tjera janë thjesht spekulime”, thuhet në deklaratë./a.m.









