• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shërbimet sekrete dhe shqiptarët

by
10/05/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Koço Polena* (Specialist i Sigurisë Kombëtare)

Ditët e fundit, ne shtypin shqiptar, po shkruhet, debatohet dhe analizohet gjerësisht lufta dhe formimi i shtetit të Kosovës, sidomos veprimtaria dhe meritat të drejtuesve te organizatave politike, të asaj kohe, pjesëmarrës ne këtë konflikt. Pavarësia e Kosovës, ishte finalizimi i qëndresës heroike te kombit shqiptar, ndaj asimilimit disa shekullor sllav në rajon. Asimilim që prej kohësh ishte frenuar ne kufijtë kosovarë, preshevarë, të shqiptarëve të Maqedonisë, fal edhe meritës se këtyre banorëve dhe më gjerë. Ashtu dhe shqiptarëve në shtetin amë. Fundi i viteve ‘90, situata e krijuar ishte e favorshme për ne. Interesat tona kombëtare për fat, u përputhën plotësisht me interesat strategjike te shteteve më te fuqishme te botës. Ata me zgjuarsi e vendosmëri, luajtën rolin kryesor në fitoren e kësaj lufte të drejtë, pa të cilin nuk realizohej dot kjo ëndërr e vjetër e gjithë shqiptarëve. Ata ja u dinë për nder. Klima e bekuar mesdhetare, përveç ndikimit pozitiv në jetën e shqiptarëve, siç duket ka edhe disa anë negative, që kane ndikuar, në shëndetin, formimin dhe ekzistencës tone si popull. Kështu justifikoj dhe kam dëshirë të shpjegoj kujtesën e dobët për shumë ngjarje kryesore në vite. Ngjarje që në asnjë mënyre duke duhet harrohen apo nënvlerësohen . Historikisht veprimtaria asimiluese, sllavo serb ndaj shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm e sistematik, e mirëorganizuar në veprimtarinë e gjithë strukturave serbe. Por më interesantja ka qenë veprimtaria e shërbimeve sekrete që kanë qenë në ballë të kësaj lufte. Kjo sidomos pas viteve 48 49.Për shërbimet shqiptare jugosllavët ishin armiku kryesor dhe më shume se 75% e veprimtarisë së tyre zinte lufta kundër këtij shërbimi, deri në vitin 1992.Motua bazë e UDB-së, Pa Kosovë nuk ka Serbi, por ajo rrezikohet vetëm në rastin kur forcohet Shteti në Shqipëri. Është vërtetuar që kështu kanë vepruar deri ne vitet 2000.Po aktualisht, nuk mund të themi gjë. Shërbimi shqiptar dhe kosovar janë të paaftë. Shërbimi shqiptar deri ne 1992 u mundua dhe luftoi për shkatërrimin që ne embrion të çdo dyshimi apo veprimtarie jugosllave ne Shqipëri. Kjo shpjegon që sa herë rrezikohej Kosova në Shqipëri ndodhnin ngjarje masive të shoqëruara me destabilitet. Në një studim të kryer nga specialistët e kunderzbulimit shqiptar ne Ministrinë e Brendshme te viteve 80, vite kur lëvizja në Kosovë mori hov,rezultonte përvec të tjerave,që ekonomitë, kryesisht bujqësore dhe niveli i jetesës se kooperativave dhe rretheve kufitare si Dibër, Kukës, Tropojë dhe Malësia e Shkodrës ishte shumë më i ulët se niveli i jetesës dhe ekonomitë brenda vendit. Ato ekonomi ndanin një pagë qesharake dhe jetonin me borxhe nga shteti. Kjo edhe për shkak të shumë ngjarjeve të rënda e të dyshimta, si zjarre ose eksplozione në stalla, në magazina, ndërmarrje, miniera etj.Në analizë u arit në konkluzionin që mund të ishte dhe dora e UDB. Pas intesifikimit të punës,u arit të zbuloheshin dhe vërtetoheshin plotësisht me dëshmi dhe dokumenta ligjore, që UDB me anë të agjentëve të tyre, dobësimin dhe shkatërrimin ekonomik sidomos të zonave në kufime të ,e kishte prioritet. Shërbimi serb nëpërmjet oficerave dhe agjentëve të tyre kishte objektiv shkatërimet në këto zona me anë të organizimit të krimeve si diversion, sabotim, grabitje, vjedhje etj.Oficerat jugosllavë në këto zona, ishin shumë aktivë,ata kanë vepruar nëpermjet qendrave të avancuara në kufi dhe brenda territorit Shqiptar.Rezultati dhjetra stalla dhe objekte ekonomike te djegura deri me gjithë gjënë e gjallë, dhjetra njësi tregtare të grabitura natën, duke shkaktuar terror dhe pasiguri ne fshatrat e zonave, përvec dëmit ekonomik të konsiderueshëm. Personat përgjegjës u zbuluan e dënuan pas 85. Dëshmitarë për këto ngjarje janë banorët e këtyre zonave të cilët mirëpriten dhe vlerësuan dënimin e pjesëtarëve të këtyre grupeve. Dokumetet operative,shkencore,filmike e gjyqësore të këtyre proceseve jane në arkiv. Ashpërsia e krimeve të tyre ishte unikale për kohën dhe vendin që u kryen.Krimet e kryera prej tyre i dënon ashpër cdo sistem sot. Në vitet e shkërmoqjes së Jugosllavisë, veprimtaria e shërbimit sërb ndaj Shqipërisë, u ashpërsua e intensifikua. Deri aty sa në parlamentin Serb u miratua hapur një fond prej 12.000.000 dollarësh, për destabilizimin e Shqipërisë. Dhe ndër kokë, shohim fenomenin e piramidave, shkatërrimin e administratës, ekonomise, ushtrisë, armatimin,deri në tentativat për luftë civile jug veri ne 1997,veprime që cuan në prag të shkatërimit përfundimtar të Shqipërise. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franca u pushtua nga nazistët. Përvec të tjerave ajo u qeveris nga Qeveria e Vishisë me presidentin Marshallin Peten dhe Kryeministër Lavalin nën juridiksionin e Hitlerit.Përvec të tjerave,në netët e 16 dhe 17 korrikut 1942,policia e Vishisë,arrestoi 13152 hebrej,burra,gra e fëmijë,të cilët,u dërguan për tu eksterimuar në Aushvic.Ky krim u krye kryesisht nga policia franceze.Dihet tashmë bashkëpunimi i qeverisë së Vishisë dhe i të ashtuquajturit Shteti Francez me nazistët ,gjate luftes së ll.Dihen edhe shumë fakte të tjera, nga të cilat vecojmë figurën e Petenit,udhëheqës ushtarak legjendar gjatë Luftës së I Botërore, në mbrojtjen heroike të Verdenit.Figurë me merita të vecanta,për të cilat u bë edhe Marshall i Francës.Mirpo,panvarësisht nga justifiket e qëllimeve të tij,që cuan në bashkëpunim me nazistët,Peteni ishte padyshim një person ultra konservator,për të thënë më të paktën.Por nuk ishte tamam ai problemi.Problemi ishte ai i bashkëputorëve të tij dhe gjermanëve,në qeverisje.Fashistët francez e atyre jofashistë,që pervec *meritave* të bashkëpunimit nuk kishin asnjë meritë tjetër,pra kishin vetëm namin e *tradhëtisë së pastër*.Pas lufte,Peteni dënohet me vdekje nga gjykata,dënim i cili për meritat e mëdhë të Petenit në luftën e Parë i u kthye vetëm me dënim të përjëtshëm. Por De Goli dhe drjetësia franceze nuk kurseu ndëshkimet shëmbullore për gjithë piramidën e bashkëpintorëve të nazistëve ne qevrinë e Petenit.Me qindra prej tyre moren dënime shumë të rënda,ku Lavali,Dea,Morati etj.me varje e me pushkatim.Ligji francez më pas, i mbajti larg pushtetit politik si nje turp dhe zgjebe që mund ti bënin vetëm keq Francës Demokratike.

Si shqiptar mendoj dhe krahasoj,mbase jam dhe i gabuar.A ngjan regjimi i Miloshevicit me Hitlerin,sidomos ne vitet 90,sa krime e vrasje masive perfshi dhe genocid realizoi në këto vite në qënder të Evropës?Po vrasjet e dëbimet biblike te kosovarëve,mos ngjasin me veprimet e vitit 1942 të nazistëve në Francë. Kështu edhe krimet e tjera atëhere. Po qëndrimi i Rugovës dhe bashkepuntorëve të tij,mos ngjason me ato të Petenit ndaj nazistëve?Edhe një herë për vëllezrit kosovarë të ndershëm e patriotë,qofsha i gabuar edhe për prejardhjen e drejtuesve politkë të sotëm në Prishtinë.

Drejtuesit politikë e popullorë ne Kosove dhe Shqipëri për 25 vjetët e fundit mund ti vlerësojmë duke i ndarë në dy kategori.Në Kosovë mund te fillojmë edhe më herët rreth viteve 80,kur filloi te organizohej rezitenca e vërtetë nda pushtimit sërb,rezitencë që kishte në bazë qëndresën disa shekullore te shqiptarëvë ndaj sllavëve e sidos serbëve.Do të mbeten emblematike figurat të asaj kohe si Kadri Zekës,Isuf Gërvallës,Adem Demacit dhe shumë të rinjve Kosovarë qe dhanë jetën dhe vujtën burgjet fashiste për ideal.Në ato vite, veprimet dhe fotografitë e tyre mbaheshin si të shënjta në shumë zyra te administratës shqiptare te asaj kohe .Ashtu si më von legjendari Adem Jashari,i cili e ka vendos veten ne emrat e parë,shkruar në altarin qindravjecar të heroizmit të popullit shqiptar.Ashim Thaci,Ramush Haredinaj,Xhavit Haliti,Ali Ahmeti e shume te tjere,te cilët me patriotizëm dhe devotshmëri u vunë ne krye te shqiptarëvë të Kosovës,e që pa impenjimin e tyre,aleatët do ta kishin vështirë për te shporrur Miloshevicin nga trojet tona.Aktualisht disa prej tyre janë transformuar ne politikanë shqiptarë të shkathët e që vuajnë pak nga dobësimi i memorjes.Përsa i përket Ibrahim Rugovës,Bujar Bukoshit,Isa Mustafës dhe bashkepuntoreve te tyre,në Shqipëri nuk dinë për kontributet dhe veprime të tyre në favor të luftës clirimtare në Kosovë. Edhe politikanët shqiptarë,që kane drejtuar shtetin amë, këto vite qe konçidojnë me levizjen për panvarësi në Kosove,pa frikë mund ti ndajmë në dy kategori. Kategoria e parë ose të vetëquajturit te djathtë dhe e dyta ose socialistët. Perfaqësuesit dhe emrat kryesorë e më aktivë që kanë ndikuar e kushtëzuar në lëvizjen kosovare nga te djathtët janë Sali Berisha,Aleksandeër Meksi,Tritan Shehu,Safet Zhulali,Bashkim Kopliku, BahkimGazidede,Genci Pollo etj.Këta persona dhe strukturat që ata drejtonin në atë kohë,jo vetëm nuk kanë ndihmuar dhe mbështetur levizjen për panvarësinë e Kosovës,por përkundrazi me djallëzi,aktivisht e kanë sabotuar atë duke ju kundërvëne konkretisht e hapur.Mjafton të kujtojmë,furnizimin me naftë të ushtrisë sërbe.Në krye të kësaj pune Berisha,Meksi e Shehu.Bllekauti për të ndihmuar e organizuar ne territorin shqiptar, sa që levizja për clirim vlerësohej si terroriste.Kjo deri aty sa që drejtuesit e saj arrestoheshin me të vënë këmbë në teritorin e Republikës.Takimet e vërtetuara me Miloshevicin dhe Arkanin.Deri te arrestimet, vrasjet dhe zhdukjen e disa drejtuesve, në territorin Shqipëtar,gjitjmone në kordinim me Rugovën dhe Bukoshin,e shprehur edhe ne qëndrimin antikombëtar ndaj Rambujesë.Miqtë e mi, me humorin e hollë,në Korcë,kur dëgjonin përgjerimet e Berishës për Kosovën pas 97,i drjtoheshin atij thënien e korcarëve për Osman Gazepit ne vitet 30* Korcën kërkove Korcën të dhamë mos ne dh…Korcën si dh… Beratnë.*Prova më flagërante e hapur,janë ngjarjet e shtatorit të vitit 1998.Tentimi për grusht shteti.E ndersa Peteni me shokë ne Francë u zhdukën,këta të shqiptarëvë,jo vetëm su hyri gjëmb ne këmbë,por u janë bërë ferrë e ngjitur si shushunja trupit te dobesuar shqiptar. Kategoria e dytë e politikanëve që lidhen me këtë kohe e Kosovën janë socialistët.Përfaqësuesit dhe përgjegjësit kryesor si Fatos Nano,Rexhep Meidani,Ilir Meta,Pandeli Majko,Paskal Milo,Fatos Klosi etj.Këta drejtues politik,padyshim u bënë mbështetje morale dhe logjistike per lëvizjen dhe clirimin e Kosovës.Por ata kishin mundësi shumë më të mëdha për të ndihmuar.Shumë herë u cfaqen te mefshtë dhe burokratë.Detyra kryesore për të mbështetur Kosovën duhet të ishte ndihmesa direkte ne teren e krijimit te grupeve te UCK,furnizimin me arme e veshmbathje nuk ishye ndonjë sakrificë e madhe atë mund ta kryente edhe një strukture transporti e ushtrisë shqiptare.Ajo nuk është detyrë kryesore e shërbimit. Nuk e ndihmuan në vend strukturat e UCK per ti mbrojtur nga veprimet serbe e organizuar punën zbuluese e kunderzbuluese,marjen ne pyetje te robërve,depërtimin në zonat e armikut etj,ashtu sic ishte parashikuar vite më parë në planet që kishin nëpër kasaforta.Nuk u aktivizuan e drejtuan, celulat e fjetura ne Kosove,celula të përgatitura me kohë në bazë vetëm patriotike,për clirim të Kosovës.Këto dhe vëprimë të tjera ishin te mirëideuara nga persona që e njihnin realisht lëvizjen clirimtare e qe ishin te pasqyruara saktë per situata të tilla ne Kosovë.Megjithatë,shumë oficera shqiptarë ushtrie me inisiativen e tyre e patriotizem shkuan vete duke ndihmuar UCK.Përvec shumë ushtarakëve patriotë e modeste edhe Sokoli,Pirua ,Beni ish oficera te sherbimit shqiptar shkuan me inisiativë,për të ndihmuar në fushën e tyre.Drejtuesit e asaj kohe u justifikuan me parimin e neveritshëm te mosnderhyrjes në punët e brëndshmë të fqinjëve.Ndër kohë shqiptarët po masakroheshin.Në nje kohë kur zona ishte bërë arenë lufte për ushtritë dhe shërbimet inteligjente kryesore në botë.Kujtojmë veprimet ekselente në këtë fushë te Hollbrukut dhe Hillit të sherbimeve angleze etj.Njësoj si në koalicionin antifashist,por pa Bashkimin Sovjetik.Specialistët mendojnë se teza absurde për hapjen e depove te ushrisë shqiptare dhe koflikti i 1997^ është organizuar nga shërbimet aleate,^për përfitime në shpenzimet luftës së Kosovës.Kjo nuk qëndron edhe vetëm për një fakt të thjeshtë. Kostua e një flutrimi të avionit bombardues C17 është qindra e mijra dollarë ose vetëm një raketë e drejtuar Tomahouk qe me dhjetra u hodhën mbi Beograd e Sërbi,nga njësitë e NATOS,në Adriatik kushton 500000 dollare sa gjithe hekurat që ndosheshin në depot shqiptare.Ato veprime janë vetëm antishqiptare e kundërshtare,të cilët mbulohen në këtë mënyrë.

Përgjegjësia kryesore ndaj vendit dhe detyrës e të majtëve që ishin në atë kohë në pushtet, ilustrohet më së miri, nga analiza e ngjarjeve te shtatorit 1998,veprimet e tyre para dhe pas 14.Qindra hidhtarë të Berishës,Bukoshit erdhën nga Kosova para 10 ditësh e në vazhdim,duke u vendosur ne hotelet e bregut të detit dhe Tiranës aq sa policia rallë njihte në turmë ndonjë person.Asnjë sinjalizim nga Agjensia e sherbimit inteligjent.Organizimi i këtyre banditëve takimet dhe bisedat me ithtarët e Berishës,asnjë njoftim.Ecejaket ne Prishtinë të bjondit apo kuqos opozitar,asnje njoftim.Sulmi vetëm ndaj kryeministrisë,ministrisë se brëndshme dhe televizionit,pa ngacmuar asnjë zyrë apo ambjent kryesor tjetër administrativ i cili ishte shume më i lahtë për tu marë,nuk u bë. Drejtuesit kryesore të tyre u zhduken sikur nuk ishin në Tiranë.Mosdhënia skandaloze e ndihmës për paisje që u kërkuan nga policia më 14 shtator, ministrit të mbrojtjes,janë të paspjegueshme.Rezitenca atë ditë deri me armë, u bë vetëm nga një pjesë prej jo më shume se 40 oficera e n.oficera te Policise,nderhyrja e shpejtë e Shkodres,dhe efektivat e antidroges ne godinën e ministrisë si edhe një pjesë e policisë së Tiranës,Gardës dhe forcave speciale ne teren,disa pre të cilëve u plagosën.Këta efektivë që për mbrojtjen e institucioneve e shtetit nuk kishin llogaritur edhe jetën për mbrojtjen e institucioneve nga banditët që flisnin gjuhën e tyre,ju bënë krahë oficerat aleatë dhe kryesisht italianë që ishin me dedtyrë ne Tiranë.Ata ndihmuan direkt në organizimin dhe zbatimin teknik te veprimeve të panjohura për oficerat shqiptare atë ditë si edhe me mjete te reja transporti e logjistike.Ata si specialistë të mirtëfilltë, pasi analizuan situatën dhe ngjarjen insistonin duke ju thënë shqiptarëve, se ky është grusht shteti dhe shtetit shqiptar duhet urgjentisht ti arrestoje përgjegjësit që dihen. Pavarësisht se Fatos Nano me papërgjegjësinë e ti është një nga Kryeministrat më të dobet te Shqipërise, rrëzimi i tij,ka qënë objekt kryesor,i këtij grushti shteti. Pas qetësimit të situatës dhe vendosjen e rendit, Kryeministri i ri Pandeli Majko jo vetëm nuk punoi për dokumentimin e thjeshtë të kësaj veprimtarie kunder shtetit,por u mjaftua me procedimin e disa fukarenjve e fukaresha që nuk dinin asgjë. Ministri i brendshëm Petro Koci,jo vetëm nuk arrestoi shkaktarët por shkoi më tutje duke largoi nga puna apo spostoi disa oficera që mbrojtën ministrine dhe largoi duke i cuar si roje nënoficerët e dalluar te antidroges,të cilët u bënë pengesë për realizimin e grushtit të shtetit.Këta njerez dhe të tjera me veprime të dyshimta padrejtesisht vlerësohen nga politika shqiptare dhe akoma kanë në dore të bëjnë keq për vendin.Për veprimet e Majkos dhe te tjerëve si ai,të kenë kujdes kur trajton cështjen kosovare dhe politikanët aty.Për të, nuk mund te thuhet se kjo i buron nga ligësia,borxhet apo aq e ka nivelin,ama një gjë duhet të dijë e të jetë më modest,kur vjen puna për ndihmën ndaj populllit dhe cështjes kosovare,ajo ndihme dhe luftë patriotike është vetëm meritë e e popullit patriot shqiptar kudo që jeton dhe jo e politikanëvë te degraduar që janë me shmicë këtej dhe andej kufirit.

Next Post

Veliaj: Më vjen keq për Kosovën, Basha-Berisha e kanë braktisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In