• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shërbimet publike, unifikohen procedurat e institucioneve

by Java News
22/09/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mënyra e marrjes së shërbimeve në sportelet e administratës publike do të ndryshojë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito gjatë një seminari të zhvilluar në Tiranë për prezantimin e praktikave më të mira europiane për shërbimet publike. Në seminarin ku ishin ftuar ekspertë të fushës nga Belgjika, Italia, Polonia dhe Rumania merrnin pjesë edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ambasadori Italian Massimo Gaiani.

Duke folur për hapat e deritanishëm të reformës, Ministrja Harito ka prezantuar modelin e ri të formularit që do të përdoret në institucionet shtetërore për të marrë shërbime në sportel. Sipas saj ky model formulari shmang procedurat e ndryshme që aplikojnë institucione të ndryshme për dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Është një dokument që e ka çdo administratë e vendeve të BE-së.

Formulari i ri do të përdoret fillimisht në sportelet e 15 institucioneve shtetërore dhe do të përfshijë dhënien e 280 shërbimeve. Ndër institucionet e përfshira nga kjo reformë do jenë Hipoteka, ALUIZNI, Agjencia e Kthimit të Pronave, Zyrat e Punës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Agjencia Kombëtare e provimeve etj.

“Standardizimi i procedurave dhe i shërbimeve është një nga mënyrat për të përmirësuar shërbimin dhe për të luftuar korrupsionin. Dhe një rezultat i parë që mund të tregojmë sot është ky formular, që duket në pamje të parë si një gjë shumë e thjeshtë, por që është diçka që ka kërkuar disa muaj punë me mbështetjen e ekspertëve të Bashkimit Europian dhe sipas standardeve më të mira europiane”, ka thënë Harito në fjalën e saj.

Sipas ministres qëllimi është që të ngrihet një sistem për ofrimin e integruar të shërbimeve publike, sepse kjo gjë nuk mund të lihet në preferencën e institucioneve dhe as të ndonjë zyrtari që tenton të bëjë korrupsion. “Që nga momenti që ngrihen sisteme të tilla, që kodifikojnë në mënyrë shumë të qartë gjithë procesin që do të ndjekë qytetari për të marrë shërbimin, që në këtë moment i pritet rruga korrupsionit”, ka theksuar Harito.

Next Post

Shqiptarja i shpall luftë kompanive ajrore: Humba funeralin e burrit prej jush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

May 19, 2026
Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

May 19, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

May 19, 2026
Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

May 19, 2026
Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

May 19, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

A do të miratohet sot IBAR-i për Shqipërinë? Në Bruksel flitet për optimizëm

May 19, 2026
Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

May 19, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

May 19, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Sa dhe si do të kishin votuar të dielën

May 19, 2026
PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In