• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjtërimi i Nënë Terezës, besimtarët kërkojnë që 4 shtatori të bëhet ditë feste

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhet e shenjtës Nënë Terezë duhet të jenë shembull për familjen dashurinë dhe jetën’. Kështu i përcjellin veprat e humanistes Nënë Tereza besimtarët Katolikë në Shqipëri të cilët morën pjesë në meshën e veçantë të së dielës. Në katedralen e Shën Palit dhjetëra besimtarë janë lutur për Shenjtën shqiptare.

Ditë e shënuar. Shenjtërimi i Nënë Terezës është një ogur i mirë për besimtarët katolike dhe në mënyrë të veçantë për bekimin e dashurisë së çifteve të reja.

Kurorëzimi në martesë i të rinjve ka zënë hapësirë të veçantë në meshën e së dielës në kishën katedrale të Shën Palit, duke marrë si shembull mesazhet e forta të dashurisë që Nënë Tereza përcolli për njerëzimin.

Me emocion ndër besimtarët shqiptarë është përcjellë shenjtërimi i humanistes shqiptare Nënë Tereza.

Kisha katolike është kujdesur të krijojë atmosferë festive, në çdo kishë të saj. Kjo atmosferë festive, u reflektua me numrin e madh të besimtarëve që u përulen në nderim të veprës së humanistes së madhe Nënë Tereza në Katedralen e Shën Palit në tiranë.

Drejtuesi i meshës në katedrale kujtoi se Nënë Tereza ishte misionare në rrugën e Jezu Krishtit.

Besimtarë të shumtë kishin zënë vend në këtë meshë të veçantë të së dielës. Ata përcollën përmes mikrofonit të Report TV, emocionet e kësaj ditë te shënuar për katolicizmin e në mënyrë të veçantë për mesazhet që përcolli për dashurinë dhe familjen Shën Tereza.

Madje ka ndër besimtarë që propozojnë që të ketë një festë të shënuar në kalendar për Shën Terezën.

Vepra e humanistes Nënë Tereza është celebruar këtë të diel me shenjtërimin e saj në Vatikan, ku papa Françesku drejtoi meshën në nderim të shenjtës Terezë.

KJ/d.i.

Next Post
Shtabi i Ramës: Flamur Ndoka ushtron presion në Maqellarë

Shtabi i Ramës: Flamur Ndoka ushtron presion në Maqellarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vasal i Ramës. Armik i Kushtetutës!”, Berisha përplaset me Peleshin. Kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën

“Vasal i Ramës. Armik i Kushtetutës!”, Berisha përplaset me Peleshin. Kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën

July 20, 2026
E rëndë në Rrugën e Kombit, makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

E rëndë në Rrugën e Kombit, makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

July 20, 2026
KUVENDI LIVE! Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet!

KUVENDI LIVE! Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet!

July 20, 2026
Berisha tërhiqet nga bojkoti, hyn në Parlamet nga dera e pasme…

Berisha tërhiqet nga bojkoti, hyn në Parlamet nga dera e pasme…

July 20, 2026
Kritikët kryqëzojnë Lionel Messin, dy statistikat e forta kundër “Pleshtit”

Kritikët kryqëzojnë Lionel Messin, dy statistikat e forta kundër “Pleshtit”

July 20, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rasti i Agron Shehajt ose: Kur përballesh me atë që ke mbjellë

July 20, 2026
Spektakël i rrallë në Gjirin e Vlorës, delfinët shoqërojnë turistët gjatë udhëtimit drejt Sazanit

Spektakël i rrallë në Gjirin e Vlorës, delfinët shoqërojnë turistët gjatë udhëtimit drejt Sazanit

July 20, 2026
Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros e Çuçit, deputeti ua kthen me batutë

Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros e Çuçit, deputeti ua kthen me batutë

July 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 21 Korrik 2026

July 20, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Tre zyrtarë të nivelit të lartë në Aruba”, Berisha pas daljes nga SPAK: Në korridore pashë dengje me narko-euro

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In