Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi do të mbajë të shtunën një koncert në Tiranë në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Më herët koncerti ishte parashikuar të mbahej në Sheshin “Nënë Tereza”, por për shkak të paqendrueshmërisë së motit do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ditën e shtunë në 18:30.
Artisti ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 09:00. Në orën orën 12:00 këngëtari i njohut italian do të pritet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Hyrja eshte e lire për të gjithë qytetarët.
ma.me










