• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shënime nga Konventa e Teksasit në ShBA

by Pëllumb Kulla
13/09/2026 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Richard Macgreen, mik i ngushtë i Fatmir Mehdiut, ai që pas një përpjekje të gjatë e të stërmundimshme, pat sjellë të ftuarit shqiptarë në Konventën e Republikanëve, amerikanë, mbajti shënime me mbresa nga fjalimi i Presidentit Trump.

Pastaj shënimet Macgreenit diku i ranë, nga të tjerëi u gjetën dhe morën dhenë.

Ai kish vënë re, se lumturisht Presidenti iu referua qartë dhe shpesh pranisë së shqiptarëve në sallë dhe jetës politike në vendin e shqiponjave.

Së pari falenderoi pjesëmarrësit edhe ata që bënë të myndur këtë mbledhje të delegatëve nga tërë vendet e botës. (Këtu qe parë një kthim masiv kokash drejt vendit ku në fund të sallës ishin ulur Macgreen, Mehdiu dhe Shkëlqësia e Tij Sali Berisha

Pastaj Presidenti Trump diku nga mezi fjalës kish dëshmuar se nuk është aspak indiferent ndaj forcave politike, që përpiqen por e kanë zgjatur tmerrësisht tranzicionin në Shqipëri.

E nisi duke thënë se rreziku kryesor në planetin tonë ishte rikthimi I komunizmit dhe narkotrafiku. Të pranishmit e kuptuan menjëherë se zoti Trump këto shigjeta të mprehta i kishte për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo bëri që të shpërthente një duartrokitje e gjatëi, (I fundit pushoi së duartrokituri zoti Berisha, që po të mos ia kish ulur duart Fatmiri do të vazhdonte edhe më shumë).

Zoti Trump tha më tej se forcat përparimtare duhet t’i shtojnë përpjekjet që të dalin zot ato dhe vetëm delegatët injorantë që mbushnin sallën, nuk e kuptuan se fjala ishte qartazi për partinë e z. Berisha.

Trump u dha mbështetje morale edhe forcave të vogla përparimtare dhe vetëm sa s’i nxorri nga goja emrat e Mehdiut, Qorrit, Lapajt dhe sidomos të Agron Shehajt.

Presidenti Trump iu referua dhe njëherë zotit Berisha kur përmendi fjalën ”Ripërtritje”. Ishte mjaft prekëse sepse me t’u shqiptuar ripërtëritja, vështrimet e tërë delegatëve të republikanëve amerikanë, u kthyen menjëherë në reshtin e fundit të sallës, ku në mungesë të vendeve për t’u ulur, Berishës i pat bërë një copë vend Fatmir Mehdiu në karrigen e tij.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 14 Shtator 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

Shkaku i transferimit të Veliajt në burgun e Fierit mbetet mister, zbulohet se çfarë do të ndodhë me kryebashkiakun gjatë 10 ditëve të ardhshme!

October 29, 2026
Tajvani sinjalizon kërcënim ‘të qartë’ nga 50 anije kineze në ujëra të gjera

Tajvani sinjalizon kërcënim ‘të qartë’ nga 50 anije kineze në ujëra të gjera

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In