• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkaku i transferimit të Veliajt në burgun e Fierit mbetet ende mister, zbulohet çfarë do të ndodhë me kryebashkiakun gjatë 10 ditëve të ardhshme!

by A. Q
29/10/2026 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të qëndrojë për 10 ditë në zonën e observimit në burgun e Fierit, pas transferimit nga IEVP Durrës, ndërsa pritet të vlerësohet nëse ka konflikte të mundshme me të burgosur të tjerë.

Gazetarja Anila Hoxha, tha në “Top Stroru”, se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve për arsyet e transferimit.

Ajo tha se rregullorja parashikon transferimet nga një burg në tjetrin për arsye kur paraqet rrezikshmëri për jetën e tij, kur ka konflikte fizike apo kërcënime me të burgosur të tjerë, kur ka mbipopullim në burgje, për arsye gjykimi ose hetimi, si dhe kur paraqiten rrethana të tjera që lidhen me rrezikshmërinë.

Ky zhvillim vjen pak orë pasi Gjykata e Lartë mori një vendim lidhur me kallëzimin e Veliajt për kërkesën për hetimin e personit që qëndron pas adresuesit anonim Nesti Angoni.

“Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve për të mësuar shkaqet se përse Veliaj u transferua në burgun e Fierit.

Ajo që mësohet nga burime të sigurta nga burgu i Fierit është se, për 10 ditë, ai do të qëndrojë në zonën e observimit, deri në momentin kur të kuptohet nëse ka konflikte me persona të caktuar në burgun e Fierit. Kjo është një procedurë që do të ndiqet edhe për tre shtetas të tjerë, një i dënuar për aksident me vdekje, dy për falsifikim dokumentesh.

Gjatë kësaj periudhe do të vendoset se në cilën qeli do të qëndrojë dhe me cilët të paraburgosur do të ndajë qelinë.

Është në fuqi një rregullore për transferimet e të burgosurve, përfshirë rastet kur ata largohen nga qelitë në mënyrë të beftë. Kjo rregullore parashikon se një i burgosur transferohet kur paraqet rrezikshmëri për jetën e tij, kur ka konflikte fizike apo kërcënime me të burgosur të tjerë, kur ka mbipopullim në burgje, për arsye gjykimi ose hetimi, si dhe kur paraqiten rrethana të tjera që lidhen me rrezikshmërinë.

Largimi i tij nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit ndodhi pak orë pasi Gjykata e Lartë dha një vendim, një çerek fitore për Veliajt. Gjykata i dha zgjidhje një kallëzimi të tij, përmes të cilit kishte kërkuar hetime për personin që qëndron pas adresuesit anonim Nesti Angoni”, tha gazetarja.

Next Post
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

Zgjedhjet vendore, partitë e refuzojnë ftesën e presidentit Begaj për konsultime, vetëm PS e konfirmon pjesëmarrjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In