• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim / Berisha ynë më i mirë se Gruevski i atyre

by
18/05/2015 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shënim nga Lorenc Vangjeli

E nesërmja plot dilema maqedone

Maqedonia, siç njihet gjerësisht apo FYROM-i, siç njihet zyrtarisht, ka hyrë në një spirale të rrezikshme destabiliteti. Si të gjitha gjërat artificiale, si të gjithë trupat e ngopur me ilaçe, edhe Maqedonia sot po vuan efektet anësore të gabimeve të mbartur në vite, të mëkateve të transferuar nga njëra palë tek tjetra, të defekteve që sjell padyshim gjithmonë një demokraci e pamotivuar, hibride dhe e pasinqertë. Jo vetëm marrëdhëniet mes vetë maqedonasve si etni nga njëra anë dhe shqiptarëve nga ana tjetër, por dhe marrëdhëniet e institucioneve të këtij shteti me parimet e shtetit të së drejtës janë plot fraktura, dyshime dhe dritëhije, natyrisht, me shumë më shumë hije se dritë. Përgjimet e bëra publike në këto javët e fundit e nxorrën përfundimisht klasën politike vendase në një dritë (lexo hije) jashtëzakonisht të keqe dhe kutërbuese. Më saktë, me fytyrën e vërtetë të gjithkujt që bën autoritarin, që kërkon të bëjë edhe gjykatësin, edhe arkitektin, edhe avokatin, edhe kreun e shtetit dhe natyrisht, edhe vetë të mirën e të keqe.

Të martën u bë dita e dytë e protestave në Shkup. Dy palë, pushteti dhe opozita që protestojnë kundër njëri-tjetrit. Në një provë force e numrash. Provë durimi dhe sprovë nervash. Nëse një gjë e tillë kujton diçka të ngjashme në Tiranë, fatmirësisht ajo i përket të shkuarës dhe ka mbetur në tentativë. Të premten në 21 Janar 2011 kishte protestuar opozita shqiptare që humbi katër demonstrues të saj në Bulevard, të mërkurën, në 26 janar, pozita e dikurshme premtoi të bënte një demonstrim në mbështetje të qeverisë. Për fatin e mbarë të gjithkujt, bllofi i dikurshëm i ish-kryeministrit Berisha nuk u vu në jetë dhe në këmbim ai morri komplimentin e famshëm të ish-ambasadorit Arvizu: “Burrë Shteti”. Atëherë në Tiranë dhe tani në Shkup, ka një Déjà vu. Aty ku Berisha ndali, Gruevski e çoi më tej aventurën e dhe nxorri njerëzit e tij në shesh.

Në Shkup sot, të dy palët, ata që kanë inisiativën në dorë, domethënë qeverisësit, por dhe të qeverisurit, kanë shansin që duke ripërzierë letrat, të risjellin letra të reja në lojën politike. Dhe një gjë e tillë vjen nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme që shpesh janë zgjidhja e vetme për demokraci të brishta si këto demokracitë gjysëm teatrale të Ballkanit. Në Tiranë atëherë nuk ndodhi. Shkupi ende nuk dihet se çfarë të nesërmeje do të marrë. Por një gjë është e sigurt: sa më shumë të zgjasin dilemat, aq më e vështirë do të jetë e nesërmja. Për të gjithë. Pavarësisht nëse e thërrasin Maqedoni, siç njihet gjerësisht apo nëse e thërrasin FYROM, siç e quajnë ata që mendojnë një të nesërme ndryshe për të. Një të nesërme si vidë mbi dru: çdo rrotullim rreth vetes e bën më të fortë nguljen në drurin përkatës. Ashtu siç ndodh zakonisht me gjysëm diktatorët, që kur hyjnë në dru, humbasin dhe nuk duken më jashtë suprinës së qetë të drurit.

Next Post

Sa kushton makina më e shpejtë në botë ( Foto )

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme, ja çfarë parashikojnë yjet për sot, horoskopi nga Jorgo Pulla

Një ditë ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme, ja çfarë parashikojnë yjet për sot, horoskopi nga Jorgo Pulla

July 13, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Nga tragjedia e Kosovës te farsa e Tiranës

July 13, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Diplomacia shqiptare si instrument i stabilitetit euroatlantik në Ballkan

July 13, 2026
VIDEO / Rama pret Macron në Kryeministri, pritet të firmosen disa marrëveshje, merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik

Rama udhëton drejt Parisit / Merr pjesë në Samitin për Ukrainën, me ftesë të Presidentit Macron

July 13, 2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

July 13, 2026
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

July 13, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet nga “Kolonja e rilindur”: Tanimë një destinacion turistik

VIDEO / Rama publikon pamjet nga “Kolonja e rilindur”: Tanimë një destinacion turistik

July 13, 2026
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

July 13, 2026
SHBA godet dhjetëra objektiva iraniane në natën e dytë të sulmeve, kundërpërgjigjet Teherani

SHBA godet dhjetëra objektiva iraniane në natën e dytë të sulmeve, kundërpërgjigjet Teherani

July 13, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In