• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shënim/ Masa parandaluese ndaj Beqajt, një tjetër goditje për Berishën

by Java News
18/11/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykatësit e GJKKO-së me kërkësë të prokurorëve të SPAK-ut vendosën një masë parandaluese ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi e dyshojnë për shpërdorim detyre mbi procedurat e konçensionit të sterilizimit. Për Ilir Beqajn u vendos “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, masë identike me atë të vendosur për Sali Berishën, i dyshuar për korrupsion në procedurat e privatizimit të Klubit Partizani.

Si reagim i parë, Beqaj nuk bëri apelim edhe pse konsideron se janë kryer shkelje proceduriale, dhe dha dorëheqjen nga detyra e përgjegjësit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Gjithashtu deklaroi se do të paraqitet në SPAK ashtu siç e ka vendosur gjykata çdo javë, pa inskenuar një revoltë në Parlament DHE pa nisur një proces publik protestash duke përdorur Partinë Socialiste, mjete të përdorura nga Sali Berisha duke shpresuar t’i shpëtojë drejtësisë.

Standardi që mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka aplikuar deri më tani përballë SPAK-ut është ai i respektit dhe nënshtrimit ndaj vendimeve të gjykatës, edhe kur mendon se këto vendime janë të gabuara. Një standard institucional totalisht i kundërt me atë të ndjekur nga Sali Berisha, që gjithmonë (jo vetëm tani) shmang dhe ofendon drejtësinë në çdo formë të saj, duke njohur si legjitimë dhe të ndershëm vetëm prokurorët dhe gjykatat që iu binden urdhërave të tij.

Por mesazhi vërtetë revolucionar që përmbahet në vendimin e GJIKKO-s ndaj Ilir Beqajt, është se për herë të parë në Shqipëri të gjithë shfaqen të barabartë përballë drejtësisë. Qofshin në qeveri apo në opozitë, SPAK po tregohet mbi palët. Kështu masa parandaluese ndaj Ilir Beqajt tingëllon si një goditje e re ndaj Sali Berishës dhe përpjekjeve të tij të dëshpëruara për t’u dukur si një viktimë e gjykatës politike të udhëhequr nga Edi Rama. Për të përjashtuar çdo rol të Edi Ramës në vendimet e SPAK, do të mjaftonte të kujtohej se ku ndodhet sot Vangjush Dako, në burg prej muajsh për shumë më pak nga sa duhet të përgjigjet Berisha dhe dhëndri i tij.

Do të mjaftonte të radhiteshin të gjithë emrat e atyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të qeverisë socialiste të vënë nën hetim. Një listë të cilës sot i shtohet edhe emri i Ilir Beqajt, i renditur nga vendimi i GJKKO-s ndërsa mbante ende një detyrë zyrtare. Prova që jo vetëm Rama nuk ka asnjë pushtet vendimmarrës, por që, as nuk lajmërohet më parë për vendimet që do të merren, të paktën t’i lejojë njerëzve të tij të japin më parë dorëheqjen./C.Bollino
Next Post
GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt, data dhe ora: Në një ditë me Berishën…!

GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt, data dhe ora: Në një ditë me Berishën...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In