• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim / Fushata, fjalët e forta të fjalorit buçitës

by
08/05/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Politika dhe fyerjet reciproke

Natyrisht që do të flitet sërish për kod etike. Edhe mund të nënshkruhet një i tillë, qoftë në Kuvend për të qenë në përdorim për shumë kohë, qoftë për këtë fushatë për përdorim të përkohshëm. Por edhe kjo nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe. Asnjë nga fjalët e forta të fjalorit buçitës së shqipes nuk do të mungojë as në këtë fushatë. Palët do t’i drejtohen njëra-tjetrës sipas zakonit, do të hedhin dhe do të presin nga njëri shesh në tjetrin, nga njëri ekran në tjetrin deri në ditën e heshtjes zgjedhore dhe do të rinisin sërish menjëherë mbas saj. Sipas motivit të vjetër politik vendas: Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, do të jetë!

Vetëm në 24 orët e fundit u kujtuan histori me krevate nga Rama për një kandidate, i tregoi Berisha Junior Ramës histori me krevat, sulet edhe Paloka me tërsëllëmë, natyrisht kundër Ramës me fjali nga katet e ulëta të fjalorit, Rama i përgjigjet me pjesën e sipërme të mësimeve kristiane: mëshirën. Shfaqen emra perimesh, mbiemra si nofka, nofulla të shtrënguara dhe gjithmonë gjuhë të lëshuara. Në këtë rrjedhë nuk klasifikohet Doktor Berisha sepse, siç pohohet gjerësisht, ai duket sikur shan me listë të gjendjes civile, edhe kur thotë mirëdita! E shara dhe fyerja është gjendja natyrale e Doktorit që tani është dashuruar pafund me lëmin e të dashuruarve Facebook.

Kështu do të vazhdojë deri në datën 19 qershor, mesnatën e të premtes duke u gdhirë e shtuna. Gjithmonë duke harruar që shpesh zëri i ulët dhe qetësia e shtruar, buçet më shumë në mes të kakofonisë së zhurmave . (Çfarë tingulli kanë disa fjalë të shqipes!!! Buçet… Edhe kjo ngjan si sharje politike e mirëfilltë ose në rastin më të mirë, si një mbiemër politik).

Next Post

Transferta me miliona dollarë, Harasani kallzohet në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In