Pas orëve “luftë” me flakët, zjarri në malin e Shëngjinit është vënë krejtësisht në kontroll, por nuk është shuar plotësisht.
Rreshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.
Siç njoftoi, mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në terren kanë zbritur 200 efektivë të Forcave të Armatosuri me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë.
Nderkohe per fat jane arrestuar dhe te dyshuarit e venies se zjarrit qe jane M.I., 34 vjeç dhe A.I., 24 vjeç, emra që lidhen me te gjithe kete fatkeqesi qe ka demtuar disa hektare me pisha. Ata thuhet se i vune zjarrin per te pergatitur tokat per kullota.