• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shengeni/ Lëvizja e lirë drejt BE-së, çfarë do të ndryshojë në vitin 2021

by Java News
12/03/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brukseli po përgatitet të prezantojë një sistem të ri që synon të shtojë masat e sigurisë për udhëtarët që do të hyjnë në Zonën Schengen të lëvizjes së lirë në Bashkimit Europian.

Pjesë e këtij sistemi të ri do të jenë edhe qytetarët shqiptarë, të cilët para se të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së do të kenë nevojë për një autorizim paraprak.

Zona Schengen, e cila përbëhet nga 26 shtete europiane, lejon njerëzit të lëvizin përtej kufijve kombëtarë pa u kontrolluar. Por, sulmet terroriste në Paris, Berlin dhe Bruksel nxorën në pah nevojën për të rritur masat e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së si dhe brenda Zonës Schengen.

“Euronews” thotë se në objektiv të Brukselit janë qytetarët që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej vendeve të Zonës Schengen.

Pjesë e Zonës Schengen janë Austria, Hungaria, Norvegjia, Belgjika, Islanda, Polonia, Republika Çeke, Italia, Portugalia, Danimarka, Letonia, Sllovakia, Estonia, Lihtenshtejni, Sllovenia, Finlanda, Lituania, Spanja, Franca, Luksemburgu, Suedia, Gjermania, Malta, Zvicra, Greqia dhe Holanda.

Ideja është që qytetarët që do të marrin viza do u kontrollohen kredencialet gjatë procesit. Burim i mundshëm kërcënimi për Brukselin janë qytetarët nga shtete që nuk kanë nevojë për viza.

Skema e quajtur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2021.

Si funksionon ETIAS?

Udhëtarët do të duhet të plotësojnë një formular online që përmban pyetje që kanë të bëjnë të dhënat biometrike, udhëtimin dhe sigurinë. Plotësimi i formularit parashikohet të zgjasë 10 minuta dhe ai do të krahasohet me të dhënat ndërkombëtare e ato europiane për të përcaktuar nëse subjekti përbën kërcënim të mundshëm kriminal dhe terrorist. Brenda 96 orësh aplikuesi do të marrë një përgjigje me email nga ETIAS.

Kostoja e këtij aplikimi do të jetë 7 euro dhe vlefshmëria e dokumentit do të jetë 3 vite, ose deri në skadimin e dokumenteve të udhëtimit të aplikantit. ETIAS do të mund të përdoret për qëndrime nga 90 deri në 180 ditë në Zonën Schengen.

Zhvillimi i ETIAS vlerësohet se do të kushtojë 212.1 milionë euro ndërsa kostoja e operacioneve vjetore arrin në 85 milionë euro. Sipas Komisionit Europian, ETIAS do të funksionojë me sistem vetëfinancimi dhe operacionet vjetore do të mbulohen nga të ardhurat e përftuara nga tarifat.

Shtetet që do të futen në sistemin ETIAS

Udhëtarët ETIAS, të cilët do të kenë nevojë për autorizim paraprak para udhëtimit në Zonën Schengen të BE, përfshijnë qytetarë nga mbi 60 shtete.

Edhe shtetet si SHBA-të, Kanadaja, Australia dhe Zelanda, të cilëve nuk u kërkohet një vizë Schengen, me shumë gjasa do të kenë nevojë për një autorizim ETIAS për të vizituar shtetet europiane nga viti 2021.

Në mesin e shteteve europiane që do të kenë nevojë për një autorizim ETIAS janë Serbia, Ukraina, Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

Next Post
EMRI/ Vrau Suela Sulën, Krimet e Rënda: Burg përjetë për autorin!

EMRI/ Vrau Suela Sulën, Krimet e Rënda: Burg përjetë për autorin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In