Sot paradite, takimi i krerëve të lartë të Ballkanit Perëndimor, Vuçiç, Rama e Zaev përfundoi me një konferencë për shtyp, per levizjen e lire mes vendeve dhe perfitimet nga kjo marreveshje.
Shifra konkrete u thanë në këtë takim, për një projekt që duhet të vihet në jetë deri në 2021 për “Shengenin ballkanik”.
Perfitimet jane kolosale nga ku projekt per te cilin vendet e Ballkanit Perendimor kane rene dakord qe ne 2017 ne Samitin e Triestes me kancelaren Merkel e Presidentin Macron.
Fakt eshte se janë mbi 26 milionë orë që kamionët presin në gjithë doganat e rajonit te cilat nuk do te presin me pas zbatimit te marreveshjes. Poashtu janë 350 mijë kompani që veprojnë në rajon, ka një treg me mbi 20 milionë konsumatorë, te cilet me levizjen e lire do ta kene me te lehte te kalojne nga nje vend ne tjetrin.
“Nëse do jemi bashkë, të gjithë janë të interesuar për Balllkanin. Ftojmë në këtë takim gjithë liderët e Ballkanit”, ishte konkluzioni, duke vendosur takimin tjetër në 10 nëntor në Maqedoninë e Veriut.
Tre lideret theksuan njezeri se perfitimet do te jene ne ekonomi, turizem, levizjen e lire te njerezve dhe mallrave, mundesi me te medha punesimi etj.
Takimi i radhës mes tyre do të jetë në Ohër dhe Rama tha se viti 2021 është objektivi për ta bërë realitet “shengenin ballkanik” që sipas tij do të lehtësojë edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.
Çfarë tha Rama në konferencë për shtyp?
Rama tha se duhet dëshpërimisht të ecet përpara dhe nisma, e njohur ndryshe si “Shengen i vogël” ishte e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ky nuk është një takim që ndodhi papritur dhe unë dua të sqaroj se nuk synon ndonjë ekskluzivitet; përkundrazi, është një hap që ndërmerret për të siguruar një proçes përgjithësisht gjithpërfshirës dhe po të lexoni në deklaratë ne flasim për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor” tha Rama
Kryeministri i Shqipërisë tha se çështjet e hapura Brenda rajonit nuk duhet ti ndalojnë palët të bien dakord të mos pajtohen për disa cështje, si dhe të bien dakord për ato çështje që I shqetësojnë të gjithë qytetarët.
“Mjafton të japim një shembull për të kuptuar sesa dëshpërimisht na duhet të ecim përpara dhe kjo është 26 milionë orët e pritjes në vitet e kaluara në vendkalimet kufitare”, tha kryeministri shqiptar.
Rama kujtoi se një plan veprimi për zonën ekonomike rajonale ekzistonte që nga takimi i Proçesit të Triestes në Berlin në 2017, por që dy vjet më vonë nuk kishte gjëra të mjaftueshme që përkthehen në rritje ekonomike, në më shumë ndërveprim apo integrim më të madh.
Çfarë tha Vuçiç në konferencë për shtyp?
Pas takimit, Vuçiç tha se u diskutua për përfitimin e qytetarëve të tre vendeve, dhe se qëllimi i të treve është që deri në fund të vitit 2021 kufijtë të kalohen vetëm me një kartë identiteti.
“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi”, tha Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ai shtoi se përveç qytetarëve, kjo marrëveshje do të sjellë përfitime edhe për ekonominë e këtyre vendeve.
Vuçiç tha se është rënë dakord që takimi i ardhshëm të zhvillohet në Ohër në 10 nëntor, dhe aty pritet që vendet të dalin me masa konkrete. Presidenti serb tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor papunësia llogaritet 19.1%.
“A mund ta imagjinoni të keni një treg pune? Rritje e konkurrencës, zgjidhje më të lehta dhe pa problem. Kush ka leje pune në Shkup, e ka në Beograd, kush e ka në Beograd e ka dhe në Tiranë…këto janë gjëra fantastike nëse mund t’i zgjidhim. Plani është ti zgjidhim deri në vitin 2021” tha Vuçiç.
Çfarë tha Zaev në konferencën për shtyp?
Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev tha se me këtë iniciativë rajoni do të respektohet, do të bëhet me konkurrues dhe më tërheqës për qytetarët e Ballkanit për të qëndruar dhe për të jetuar në rajon, por edhe për investitorët e huaj për të bërë plane më të gjera.
“Ne kemi potenciale që mund ti shfrytëzojmë dhe kështu do të fitojmë më shumë respekt nga BE”, tha Zaev.
Ai u bëri thirrje edhe liderve të tjerë të Ballkanit të bashkohen me iniciativën, sepse Ballkani sipas tij është frymëzim për forcim të bashkëpunimit.
“Ne kemi nevojë të investojmë shumë më tepër në punë intensive sesa të jemi të kenaqur me atë që është arritur deri më tani. Rajoni ynë patjeter që duhet të përmirësojë bashkëpunimin për aplikimin e katër lirive themelore: lëvizje e lirë e mallrave, shërbimeve, punëtorëve dhe qarkullimit” tha ai. Sipas kryeministrit të maqedonisë së Veriut, nëse investitorët e huaj afrohen në ballkan do të gjejnë një treg me mbi 20 milionë konsumatorë.
Nisma u mirëprit nga dhomat rajonale të tregtisë të të gjithë Ballkanit Perëndimor që mbledhin më shumë se 350 mijë kompani.
g.kosovari