• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shengeni ballkanik”, Rama kritikon Kosovën: Plagët e vjetra nuk kurohen me helm dhe acid

by A R
21/12/2019 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama falenderoi të gjithë fqinjët, Bashkimin Evropian, dhe organizatat financiare ekonomike që u solidarizuan me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë nuk mundi të linte jashtë vëmendjes së tij, faktin që Kosova ashtu si edhe në dy takimet e shkuara të Samitit të Shengenit Ballkanik refuzoi të merrte pjesë. Për shefin e mazhorancës kjo është një nismë në favor të gjithë Ballkanit sa  i përket përshpejtimit të procedurave integruese, por tha se është zgjedhje e Kosovës, për të mbetur peng i së shkuarës.

” U jam shumë mirënjohës të gjithë trupave të kërkim shpëtimit edhe të gjithë individëve dhe grupeve që erdhën nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, për të asistuar Shqipërinë dhe shqiptarët, popullin e prekur në zonën ku goditi fort tërmeti, dhe për të shpëtuar bashkë me të tjerët jetë njerëzish. Është diçka që do të mbetet e mbresuar përgjithmonë në kujtesën tonë, dhe është një shembull kuptimplotë i faktit se ndajmë së bashku fatet tona në një territor, në një hapësirë, ku jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë, me paqe, prosperitet për të gjithë fëmijët tanë.

Dua të falenderoj nga zemra përfaqësuesit e BE, departamentin e shtetit, si dhe gjithë përfaqësuesit e organizatave të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Bankën Botërore, bankën evropiane të investimeve, BERZH, që ishin në këtë takim, dhe që e mbështesin këtë process”, tha Rama.

Ndërsa lidhur me mungesën e Kosovës dhe refuzimin e ftesës, ai theksoi se, “Nuk do të lodhem së përsërituri që kjo nismë nuk është përjashtuese për askënd. Është gjithëpërfshirëse, është e hapur, nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt, dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar edhe në Tiranë, si edhe më parë, të gjithë dhe më lejoni ta them hapur se për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm, dhe mendoj se është i dëmshëm për vetë Kosovën.

Ne jemi këtu për të ndërtuar urën midis së shkuarës që na ndan dhe një të ardhmeje që na bashkon. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambiciet e shprehura nga vendet, për tu bërë pjesë e familjes Evropiane duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE, dhe për të krijuar në hapësirën tonë, standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe, dhe ilaçet nuk jemi të ftuar t’i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme, dhe se si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord me gjithçka, por për të punuar së bashku mbi atë që biem dakord, i kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë të mira se të shkuarat”, tha Rama./

Next Post
8 prokurorët e parë të SPAK emërohen të hënën, shpallet edhe gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion

KLP merr në mbrojtje të posaçme prokurorin Kuliçi: Atentat terrorist ndaj drejtësisë penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In