• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shengeni Ballkanik, Rama: Kinezët do futen pa viza! Janë mbrojtësit më të mirë të shqipes

by Java News
11/11/2019 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një ceremoni në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës vlerësoi Pekinin si partnerin e dytë tregtar të vendit tonë pas BE-së. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet, por duke respektuar qasjen e njëri tjetrit, që për Shqipërinë është Perëndimi.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se me vënien në jetë të Shengenit Ballkanik turistët kinezë do të futen pa viza në këto shtete që do të bëhen pjesë e projektit.

“Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza” tha ai.

Në vijim të fjalës së tij, Rama i vlerësoi kinezët si mbrojtësit më të mirë të gjuhës shqipe, ndërsa tregoi edhe një histori kur ishte në Pekin dhe po kërkonte te qepte një xhaketë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Marrëdhënie që daton 70-vjet më parë. Një marrëdhënie sa e çuditshme aq edhe e veçantë mes një prej vendeve më të vegjël të Lindjes Europiane dhe më të madhit vend të vetë rruzullit tokësor. Ky aktivitet është një moment kthimi te e shkuara përmes imazheve që në shumicën e tyre na janë të njohur. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s, Kina nuk resht së kultivuari politika së dakordësuara prej kohësh dhe mbetet në një kontinent shtet. Nuk është aspak çudi që Kina është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë pas BE-së dhe portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi tjetër se të njohë rritje të vijueshme.

Sot Shqipëria është vendi që cdo vit e më shumë kinez zgjedhin të kalojnë pushimet. Vetëm këtë vit rritja e turistëve kinezë krahasuar me atë paraardhës është 65%, më e madhe e të gjithë kategorive të huaj. Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muaj në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza.

Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, dicka më shumë sesa një çerek milioni së bashku, mundësia për të ardhur në Tiranë pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sonë në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë për kinezët do të jetë një energji që ne sot nuk arrijmë ta në funksion të ekonomisë dhe turizmit. Kina është një potencial i shfrytëzuar në aspektin kulturor dhe në aspektin e gjithë asaj që sjell bashkë me një kulturë të larmishme edhe një dije të thellë dhe gjithanshme. Mes kulturave tona ka pasur një marrëdhënie dashurie, por sot ka një boshllëk, që me vënien në funksion të elementëve të dy realiteteve të reja do të mund të sjellë më tepër.

Mua më ka bërë përshtypje kur isha në Kinë, pasi doja të qepja një xhaketë mao me përmasat e mia, por nuk kishte në dyqan dhe më çuan në rrobaqepësi, dhe aty ishin rreth 60 rrobaqepëse dhe pasi e morën vesh kush isha filluan të këndonin këngën ‘ara, fabrika dhe kantiere’. Në takimin që pata në darkë me kryetarin e bashkisë së Pekinit i thash më ka ndodhur kjo gjë. Ai më pa dhe filloi të këndonte ‘Malet me blerim mbuluar’. Atëherë ishte një kohë kur dashuria sillte të ardhurat, ndërsa tani të ardhurat duhet të sjellin dashuri. Një xhevahir i kësaj marrëdhënie është katedra e gjuhës shqipe në Pekin dhe aftësia për të shkruaj shqip e studentëve kinezë. Jam përpjekur të gjej një gabim ortografik të ambasadës Kineze në Shqipëri dhe nuk kam gjetur asnjë gabim deri tani. Ata që e shkruajnë më mirë gjuhën shqipe sot në Shqipëri janë kinezët. Është fakt.

Do të ishte një hap i madh nëse një kinez do të pranonte të drejtonte katedrën e gjuhës shqipe për drejtshkrimin. Kinezët janë mbrojtësit e pamposhtur të kështjellës së gjuhës shqipe që po sakatohet nga ne. Këto marrëdhënie do të jetë të frytshme derisa ne të ruajmë dy vijat që shtrova më lart lidhur me qasjen ndaj realitetit të tjetrit. Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ishte përpara 20 viteve, tani nuk dua të them se ishte para 70 viteve. Uroj që miqësia jonë të mbetet reciproke dhe ne të përfitojmë sa më shumë jo financiarit, pasuria eksponenciale që po rrit Kina sot është dija” deklaroi ai. Në COD është hapur ekspozita “Përtej kujtimeve” në kuadër të 70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë”.

Next Post
7 fakte që shpjegojnë “Skandalin e Unazës”

Nga Kardhiq-Delvinë te Unaza e Tiranës, ja 10 rrugët që do përfitojnë fonde nga buxheti i 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi- Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 20, 2026
Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Kuvendi shqyrton sot raportet institucioneve të drejtësisë, PD ende pa vendim për pjesëmarrjen

July 20, 2026
Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

July 20, 2026
Rodri, më i miri i Botërorit. Zbulohen fituesit e çmimeve individuale

Rodri, më i miri i Botërorit. Zbulohen fituesit e çmimeve individuale

July 20, 2026
17 ushtarë amerikanë të vrarë! Trump shton bombardimet, Irani kërcënon me hakmarrje

17 ushtarë amerikanë të vrarë! Trump shton bombardimet, Irani kërcënon me hakmarrje

July 20, 2026
Tragjike në Maqedoninë e Veriut, gjenden të vdekur tre shqiptarët e zhdukur që prej së shtunës

Tragjike në Maqedoninë e Veriut, gjenden të vdekur tre shqiptarët e zhdukur që prej së shtunës

July 20, 2026
KOMENT / Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Zjarr masiv në Gjirokastër, angazhohet i gjithë efektivi i zjarrfikësve, terreni i vështirë pengon automjetet

July 20, 2026
E hëna me temperatura të larta, reshje të pakta në zonat malore

E hëna me temperatura të larta, reshje të pakta në zonat malore

July 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rreziku më i madh për protestën quhet Sali Berisha

July 20, 2026
VIDEO / I dorëzoi kupën Spanjës, Trump nuk ‘shkulet’ nga podiumi. Pamjet qesharake bëjnë xhiron e botës

VIDEO / I dorëzoi kupën Spanjës, Trump nuk ‘shkulet’ nga podiumi. Pamjet qesharake bëjnë xhiron e botës

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In