• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Shëndeti, financat, dashuria…njihuni me horoskopin javor 6-12 gusht 2018

by Java News
06/08/2018 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj që as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.

Demi

Këtë javë do keni nevojë të merrni frymë lirisht dhe mund të vendisni t’ia mbathni diku. Ju të dashuruarit do bëni gjithçka që keni në dorë që të krijoni një klimë sa më romantike dhe sensuale në lidhjen tuaj. Partneri do iu ofrojë mbështetjen e tij. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një lidhje serioze këtë javë. Më në fund as ju nuk do jeni më vetëm. Kujdes nga pamaturia në sektorin financiar sepse problemet që mund të lindin do jenë shumë të vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jetë në përgjithësi i qëndrueshëm, por herë pas here do ndiheni edhe në ankth. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Sipas Dritare.net, karriera do te ecë para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet.

Binjakët

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni cdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.

Gaforrja

Shumë  do mundohen t’iu prishin harmoninë këtë javë, por nuk do ja dalin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë mjaft romantike të mbushur me dashuri e pasion. Gjithçka do të ndodhë dhe rutina do të largohet. Yjet do iu ndihmojnë edhe ju beqarëve të keni takime interesante nëpër vende shumeë të veçanta Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime kohët e fundit do keni përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka.

Luani

Përfitoni nga influenca pozitive e planetëve për të përmirësuar jetën tuaj. Nës keni një lidhje tregohuni të sinqerte me atë që keni në krah dhe pranoni të bashkëpunoni.  Nëse jeni beqarë nuk do kaloni javën që prisnit. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin që po kërkoni. Dëshira juaj për të ndërmarrë rreziqe mund të sjellë përfitime në planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do keni vetëm nëse nuk tregoheni të kujdesshëm kur keni pasur shqetësime që më parë. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jenë të ndjeshme. Në jetën profesionale duhet të merreni më tepër me organizimin e punës.

Virgjerësha

Përkujdesi dhe delikatesa që do keni këtë javë do ju bëjnë të shkëlqeni kudo. Jeta juaj në çift do ketë bekimin e Neptunit. Jo vetëm që do jeni më tolerantë e të kuptueshëm, por do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla. Nuk do mungojnë as surprizat e veçanta nga të dy palët. Ju beqarët ka rrezik të tërhiqeni nga persona shumë të ndryshëm me ju dhe po hodhët hapa mundet të lëndoheni. Në planin financiar do jetë e vështirë të ruani ekuilibrin, pasi përveç dëshirës do jetë edhe nevoja e madhe për të bërë shpenzime. Shëndeti deri ditën e mërkurë nuk do ketë shqetësime. Më vonë kujdesuni pak më tepër për ushqimin në mënyrë qe te shmangni problemet me stomakun. Në punë do i arrini të gjitha objektivat që i keni vënë vetes.

Peshorja

Javë e turbullt do jetë kjo që po vjen. Herë do lindë dielli dhe herë do mbizotërojë zymtësia. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ketë probleme. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni sepse do keni ndërlikime më shumë. Për ju beqarët do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e parë. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet të ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë. Sipas Dritare.net, jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme.

Akrepi

Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë cdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit.

Shigjetari

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.

Bricjapi

Shumë do ju kenë zili këtë javë për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë shumë kokëfortë, por ju do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka dhe do ia arrini qëllimit. Dashuria do jetë në ditët më të mira. Për ju beqarët nga ana tjetër do ndodhë një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi që as ua kishte marrë mendja. Ka ardhur koha ta merrni më seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Në planin shëndetësor nuk keni çfarë të kërkoni më tepër. Do ndiheni mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar do arrini atje ku doni.

Ujori

Këtë javë do jeni shumë të hapur dhe gati të bëni çdo gjë që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje gjërat do ju ecin për mrekulli me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët mund të keni dashuri me shikim të parë, por do tregoheni të logjikshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Pas të enjtes për ju do fillojë një etapë më e bukur. Financat do fillojnë të normalizohen goxha pas të martës. Logjika dhe ndihma e planetëve do jetë e vyer. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Stresi dhe ankthi do bëjnë punën e vet. Në punë nuk duhet të filloni projekte pa qenë të bindur sepse mund të pendoheni më vonë. Nga ana tjetër merreni çdo gjë me qetësi dhe pa u nxituar që të mos gaboni.

Peshqit

Mos i besoni askujt këtë javë dhe mundohuni të reflkektoni gjatë para se të veproni. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma më mirë. Për asgjë nuk do ankoheni, përkundrazi do emocionoheni nga disa surpriza të jashtëzakonshme që do ju përgatisë partneri. Ju beqarët ka mundësi të vendosni ta çoni më tej një njohje të re dhe do ja kaloni mjaft mirë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë sepse keni për të pasur probleme serioze. Shëndeti për fat të mire do jetë i shkëlqyer, pavarësisht lodhjes dhe situatave që mund të kaloni. Në punë më në fund do i konkretizoni disa nga planet e hershme dhe rezultatet do jenë pozitive.

a.ç

Next Post
Ish-zyrtari i CIA-s: Ndarja e Kosovës nuk ka qenë qëllimi i SHBA

Ish-zyrtari i CIA-s: Ndarja e Kosovës nuk ka qenë qëllimi i SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

December 24, 2025
“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com