• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHENDETESI/ Sheqeri apo kripa, kush është më i dëmshëm për shëndetin tuaj

by Java News
19/01/2018 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë e njohin shprehjen  “gjella me kripë e kripa me karar” duke reflektuar nevojën për të ngrënë shëndetshëm, por pa e tepruar. Por kur vjen puna tek kripa apo sheqeri, është shumë e vështirë t’u rezistosh.

Kripa dhe sheqeri luajnë disa role thelbësore për shëndetin tonë. Truri ka nevojë për sheqer që të prodhojë energji, ndërkohë që muskujt kanë nevojë për kripë, por roli i tyre në shfaqjen e disa sëmundjeve është domethënës, sidomos kur konsumohen me tepricë.

Sheqeri

Ekspertët janë të shqetësuar më shumë për sheqerin e rafinuar dhe ëmbëlsuesit shtesë se sa sheqernat natyralë që gjenden tek frutat. Sipas tyre, vërtet qumështi dhe lëngjet 100% të frutave përmbajnë sheqerna dhe kalori të shtuara, por ato përmbajnë edhe vitamina, minerale, proteina (në rastin e qumështit) dhe polifenolë (në rastin e lëngjeve) të dobishme për njeriun.

Mëlçia është organi i parë që e thënë troç, tronditet nga sheqeri duke punuar fort dhe prodhuar një nivel të lartë fruktoze. Kjo shkakton një zinxhir reagimesh të metabolizmit që, sipas studimeve, çojnë në rritjen e niveleve jo normale të kolesterolit, nivelit të lartë të tensionit të gjakut, dhjamosjen e mëlçisë, dhe sëmundjet e zemrës.

Kripa

Organizmi i njeriut ka nevojë për kripë për të rregulluar lëngjet dhe përcjellë shkarkimet elektrike mes qelizave. Tek njerëzit e shëndetshëm, një sasi mesatare e kripës është lehtësisht e përpunueshme.

Sasitë e tepërta të kripës nga ana tjetër kërkojnë më shumë kohë por shoqërohen me probleme afatgjatë shëndetsore. Sasia e rekomanduar ditore është më pak se 2,300 miligram ose një lugë çaji.

Por, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin rekomandimeve. Ata konsumojnë mesatarisht 3,400 miligramë, shumë më tepër se një lugë çaji. Për vite me rradhë, ekspertët kanë pohuar se kripa shkakton një tepricë lëngjesh të depozituara në organizëm dhe presion të gjakut në vena, gjë që çon në rritje të tensionit të gjakut. Kjo e fundit është shkaktare e shumë problemeve shëndetsore që kanë të bëjnë me zemrën, veshkat dhe shikimin.

Cila është më e dëmshmja?

As kripa e as sheqeri nuk janë shumë të rrezikshme, për sa kohë konsumohen në nivele të vogla. Por nëse i vendosim ballë-për-ballë, ekspertët mendojnë se sheqeri me tepricë ka një ndikim më negativ në shëndetin e përgjithshëm.

Ekspertët besojnë se kripa është thelbësore për funksionimin e organizmit, ndërsa sheqeri jo aq i domosdoshëm, e mbi të gjitha i zëvendësueshëm me ëmbëlsues natyralë si mjalti etj.

Një studim i vitit 2014 i publikuar në Journal Diabetology & Metabolic Syndrome zbuloi se nga ana tjetër, sheqeri mund të rrisë ndikimin negativ të kripës. Nëse dëshironi të mbani nën kontroll dozat e sheqerit dhe kripës,duhet të përqëndroheni tek burimet ushqimore të karbohidrateve siç janë; drithërat e plota, bulmet, frutat dhe qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë sheqerna të rafinuar dhe përbërës të përpunuar.agroweb

 

Next Post
Kosovaret Krasniqi dhe Gjakova sigurojnë finalen e xhudos në Tunizi

Kosovaret Krasniqi dhe Gjakova sigurojnë finalen e xhudos në Tunizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In