• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHENDETESI/ Hipertensioni, simptomat dhe si ta parandalojmë

by Java News
22/01/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatë. Bazuar në statistikat Europiane, kjo sëmundje prek rreth 30-45 % të popullatës së rritur.

Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve, shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor, që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avanuara, një sëmundje të trajtueshme, por, që shpesh kërkon mjekim të vazhdueshëm, pra pacienti duhet të jetë në ndjekje të vazhdueshme nga mjeku kardiolog.

Fakte mbi Hipertensionin:
– Hipertensioni  dëmton zemrën dhe enët e gjakut, që në fakt nënkupton dëmtim të syve, veshkës, trurit, duke rritur % e sëmundshmërisë dhe vdekshmërinë
– Individët mund të kenë hipertension por, mund të injorojnë praninë e tij, gjë e cila çon në mostrajtim të sëmundjes në kohë
– Me kalimin e moshës rritet edhe mundësia e pranisë së hipertensionit
– Stili i jetesës është faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit, dhe këtu vlen të përmenden zakone të tilla si: jeta sedentare, duhanpirja, përdorimi i tepruar i kripës..etj

– Një pjesë e rëndësishme e pacientëve që vuajnë nga Hipertensioni, mund të kenë nevojë për vazhdimin e terapisë gjatë gjithë jetës. Megjithatë, krahas këtyre fakteve “të zymta”, ekziston edhe një evidencë optimiste që respekton ekuilibrin perfekt të universit.

– Në pjesën më të madhe të rasteve, hipertensioni, është sëmundje lehtësisht e trajtueshme
– Kontrolli/normalizimi i vlerave të tensionit shoqërohet me kontroll dhe evitim të plotë të pasojave të tij
– Gjenaratat e reja të medikamenteve, antihipertensivët, janë gjithmonë e më shumë të tolerueshme dhe shumë më të pranueshme nga pacientët, dhe më e rëndësishmja me më pak efekte anësore dhe shumë më pak impenjative për ta. Medikamentet që merren një herë në ditë, me një kontroll të qëndrueshëm të tensionit në 24 orë, janë tashmë të zakonshme.

– Modifikimi i stilit të jetës, me të cilën nënkuptojmë aktivitet fizik të kontrolluar,rënie në peshë, dietë e kontrolluar, kanë një ndikim të drejtpërdrejt  në kontrollin /normalizimin e tensionit dhe jo vetëm. Një stil jete i shëndetshëm është baza e një shëndeti të mirë për të gjithë ne.

Kujdes!
Nëse përjetoni shqetësime të tipit:
• Dhimje të fortë koke
• Lodhje dhe konfuzion
• Probleme me shikimin
• Dhimbje gjoksi
• Vështirësi në frymëmarrje
• Rrahje të çrregullta zemre
• Gjak në urinë
• “ Goditje” në kraharor, qafë apo vesh

…..atëherë, ka shumë mundësi të jeni përpara një krize hipertensive, me pasojë goditje në zemër ose tru, ndaj është me rëndësi vitale të kontaktoni urgjentisht mjekun kardiolog. Por gjithmonë e rëndësishme është të kryeni kontrolle të rregullta te mjeku specialist, sepse parandalimi është më mirë sesa kurimi.

ma.me

Next Post
Nga 840 mijë, vetëm 4.2 mijë në protestë…

Opozita dhe 620 mijë votuesit gri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In