• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shën Valentini, dy çifte të reja celebrohen dhe mbjellin pemë në ditën e të dashuruarve, Veliaj: Në këtë qytet kemi nevojë për më shumë dashuri se urrejtje dhe përçarje

by Java News
14/02/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy çifte të reja, Enkel Subashi me Xhulia Balla dhe Emiliano Kullolli me Adelina Bardhi, zgjodhën ditën e Shën Valentinit për t’u celebruar në martesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të rrethuar me lule dhe nën tingujt e muzikës, çiftet mbollën edhe nga një pemë për dashurinë e tyre.

“Sot është një ditë shumë e bukur për të qenë në Tiranë. Ky qytet është themeluar te dashuria për njerëzit, te dashuria për punën, te dashuria që ky komunitet të ecë përpara. Për një qytet që është themeluar te dashuria, mund të ketë vetëm ditë të mira. Sot jam vërtet i lumtur që kemi pasur disa celebrime dhe disa bashkëqytetarë i kanë thënë po njeri-tjetrit për të filluar jetën e tyre në Tiranë, për të filluar familjen e re këtu, për të filluar një strehë dhe një vatër të re që bën Tiranën më të madhe, por unë them që e bën Tiranën edhe më të bukur”, u shpreh Veliaj.

Teksa kryebashkiaku Veliaj uroi çiftet, ai tha se Tirana ka më shumë nevojë për dashuri dhe jo përçarje.

“Shumë urime për martesën, shumë urime për bebin që po vjen, dhe gjithë çifteve dhe të dashuruarve të Tiranës. Unë besoj se ka ardhur koha që secili prej nesh të reflektojë. Në këtë qytet kemi më shumë nevojë për dashuri sesa për urrejtje dhe përçarje. Kemi nevojë më shumë për punë se për dhunë.

Kemi më shumë nevojë t’i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, se sa të mallkojmë këdo që punon dhe ka sukses. Për sa kohë dashuria është ajo që na bashkon si familje, dashuria është edhe ajo që na bashkon edhe si qytet, si një komunitet i jashtëzakonshëm i Tiranës. Gëzuar Tiranë dhe gëzuar të gjitha çifteve të reja”, përfundoi Veliaj.

/s.f

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës

Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës

November 25, 2026
Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

November 25, 2026
Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

November 25, 2026
Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In