• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembulli në Kërrabë/ Atje ku zjarret bënë dëme, zjarrfikësit mbjellin 117 rrënjë ulliri

by Java News
18/03/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE– Tetë muaj më parë, si pasojë e zjarreve që prekën vendin gjatë stinës së verës, në Krrabë u dogjën një sasi pemësh, të cilat janë zëvendësuar këtë fundjavë nga zjarrfikësit e Tiranës. Duke iu bashkuar nismës për mbjelljen e pemëve, 117 efektivët e shërbimit zjarrfikës mbollën 117 rrënjë ulliri, duke e çuar në 650 numrin e pemëve të mbjella në këtë zonë. Zjarrfikësve iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Më vjen mirë që 117 zjarrfikësit e Tiranës po mbjellin 117 pemë në një zonë si Krraba, e cila u shkretua gjatë zjarreve të verës. Fakti që zjarrfikësit kthehen jo vetëm për të shuar zjarrin, por edhe për të rimbjellë aty ku zjarri bëri dëm, është besoj fabula më e bukur e këtij qyteti: Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Në Krrabë, në total kemi mbjellë rreth 650 pemë, por jemi afër rekordit të 100 mijë pemëve. Çdo qytetar i Tiranës që ka parë këtë energji magjike në qytet gjatë këtyre muajve, ka edhe pak ditë kohë, deri në 21 mars”, tha Veliaj.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës i përballuan me sukses rastet e rënies së zjarreve gjatë verës, duke vendosur në rrezik, në jo pak raste, edhe jetën e tyre. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi nismën e efektivëve, të cilët janë të parët që ndihmojnë sa herë që qytetarët kërkojnë ndihmë.

 

“Zjarrfikësit e Tiranës, siç janë të parët që sa herë ka rrezik, një nevojë, përmbytje, zjarre, bllokime dyersh, aksidente, janë të parët edhe në këtë nevojë të qytetit për oksigjen. Një zjarrfikës e di fare mirë ç’do të thotë mungesë e oksigjenit sepse përballen me situata tëvështira. Ndaj, ashtu si një zjarrfikës në momentin e vështirë kërkon oksigjen që të vazhdojë të bëjë punën, ashtu një qytet ka nevojë për oksigjen që të vazhdojëjetën”, u shpreh ai.

Veliaj siguroi se aksioni për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në kryeqytet do të vijojë edhe përtej datës 21 mars, ditëkur bashkia do të zhvillojë një aksion të gjerë për të kurorëzuar mbjelljen e 100 mijë pemëve.

“Do të vazhdojmë të mbjellim deri sa të na lejojë moti, por në datën 21 mars duam ta mbyllim me qëllimin tonë të 100 mijë pemëve. Ndaj u them të gjithë qytetarëve: nxitoni, mbillni një pemë poshtë pallatit, poshtë shtëpisë, te vendi i punës, në shkollë, në kopësht, në çerdhe, nëpër parqe,kudo ku keni mundësi për t’i dhënë më shumë oksigjen Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Ai shtoi se investimet e kryera në Krrabë nga Bashkia e Tiranës ka sjellë gjallërimin e ekonomisë lokale.

“Krraba sot është e transformuar, jo vetëm që ka një rrugë që vjen pak më shpejt, por ka edhe një ekonomi që po gëlon. Sa më shumë njerëz nga Tirana vijnë dhe zbulojnë këtë bukuri të rrallë të Tiranës rurale, aq më mirë bëhet për gjithë qytetin, aq më mirë për ekonominë vendase këtu,me çdo para të vogël modeste që lëviz prej turizmit në Krrabë”, u shpreh Veliaj.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, u shpreh se sa më shumë pemë të reja i shtohen qytetit, aq më shumë oksigjen dhe jetë të shëndetshme do të kenë banorët e saj, ndërsa siguroi se nisma të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen.(Balkanweb)

Next Post
Dossier/ Si po ligjërohet kanabisi në tabakot e Romës!?

Dossier/ Si po ligjërohet kanabisi në tabakot e Romës!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In