• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shembja e urës në Xhenova, çfarë e shkaktoi tragjedinë me 37 viktima

by Java News
15/08/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës Morandi në qytetin italian të Xhenovas, por disa shpjegime janë diskutuar.

Ura e autostradës prej 1.2 km (0.8 milje) përfundoi në vitin 1967 dhe përfshin dhjetra linja hekurudhore, si dhe një zonë industriale që strehon disa fabrika.

Normalisht, një urë projektohet që të rezistojë të paktën 100 vjet.

 “Një urë e madhë si kjo ka nevojë për inspektim dhe mirëmbajtje të rregullt nga inxhinierë të kualifikuar. Kjo urë ka dashur shumë mirëmbajtje”, thotë Ian Firth, kryetar i Institutit të Inxhinierëve Strukturorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një inxhinier strukturor i specializuar në ura .

 “Disa ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen duket se janë bërë në atë kohë, por nuk i dimë detajet kështu që nuk është e mundur të thuhet nëse kjo mund të ketë qenë një faktor që shkaktoi shembjen”, tha ai për BBC.

Operatori i autostradës tha se puna për të mbështetur themelin e urës ishte duke u kryer në kohën kur u shemb dhe po monitorohej vazhdimisht.

Raportohet gjithashtu se në vitin 2016 ura është rikonstruktuar.

Mungesa e mirëmbajtjes ndonjëherë mund të jetë faktor në shembjen e urës.

 “Në historinë e trishtë të shembjeve të urave, mirëmbajtja ka qenë një faktor, sidodomos nëse ajo është planifikuar ose zbatuar keq”, thotë Firth.

“Puna e mirëmbajtjes shpesh ka të bëjë me parandalimin e degradimit dhe fuqizimi që i është dhënë urës kohët e fundit me siguri ka pasur të bëjë me degradimin”.

Një gabim në projektimin e urës?

Shpenzimet e vazhdueshme të mirëmbajtjes tregojnë se mund të ishte më ekonomike për ta rindërtuar atë, sipas Antonio Brencich, një inxhinier strukturor i cili jep mësim në Universitetin e Xhenovës.

“Menjëherë, ura shfaqi probleme të ndryshme, përtej kostove të ndërtimit, të cilat shkuan mbi buxhetin”,  shkroi ai në 2016, në komentet e publikuara në mediat italiane.

“Në këtë urë ka gabime, herët a vonë, do të duhet të zëvendësohet. Nuk e di kur,” paralajmëroi ai.

Këto probleme u korrigjuan më vonë, shtoi ai.

Në vitet 1990, disa riparime të mëdha u bënë në urë.

Brencich tha se projektuesi, Riccardo Morandi, nuk e kishte llogaritur mirë në sa dekada mund të rezistonte betoni. “Ai ishte një inxhinier i zoti, por nuk bënte dot llogari praktike”.

Ura Morandi është shumë e ngjashme me urën e Liqenit Maracaibo në Venezuelë, të cilat të dyja u projektuan nga Z. Morandi.

Kjo urë “gjithashtu ka pasur probleme gjatë kësaj kohe, kështu që një dizenjim i tillë kishte nevojë për më shumë sesa një mirëmbajtje normale”, thotë Ian Firth.

Por ai shton: “Ende nuk ka dëshmi për të thënë nëse ka ndodhur për këtë arsye, është shumë herët të thuhet se çfarë ka shkaktuar rënien”.

Trafik i rënduar?

Degradimi mund të jetë gjithashtu i shkaktuar nga trafiku i rënduar në urë, e cila mbante rreth 25 milionë automjete çdo vit.

Një raport i vitit 2011 nga kompania italiane Autostrade per l’Italia tha se ura kishte vuajtur nga degradimi.

“Rradhët e automjeteve dhe trafiku provokojnë një degradim intensiv të strukturës së urës në përditshmëri në orët e pikut”, tha raporti, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.

“Shembja  mund të ketë qenë e ndikuar nga pasojat e rritjes së trafikut të rëndë. Ishte shumë e përdorur, nuk ka dyshim për këtë,” thotë zoti Firth.

Por ura mund të ketë pësuar gjithashtu rënie të dukshme të investimeve në infrastrukturën e vendit, e cila mbetet prapa ekonomive të tjera në Evropën Perëndimore.

Ekspertët e inxhinierisë të gjithë bien dakord se në fund, vetëm një hetim i plotë specialist do të jetë në gjendje të përcaktojë shkaqet e vërteta të shembjes.

Burimi: BBC 

a.ç

Next Post
Protestat, shqiptarët tejet indiferentë

Protestat, shqiptarët tejet indiferentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In