• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat, shqiptarët tejet indiferentë

by Java News
15/08/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëmarrja në protesta është një ndër të drejtat e qytetarëve në shtetet demokratike. Por sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të anketuarve, vetëm 2% e të cilëve kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në një protestë apo demonstratë në 12 muajt e fundit, ndër më të ulëtat në Europë, së bashku me Bullgarinë, Estoninë, Hungarinë, Luksemburgun, Letoninë, Portugalinë, Slloveninë, Sllovakinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për t’u bërë pjesë e anëtarëve, Turqia ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta dhe në demonstrata në 12 muaj e fundit. Prej të anketuarve 12% janë shprehur se kanë marrë pjesë në protesta.

Në vend të dytë për sa i përket pjesëmarrjes në protesta ndër vendet kandidate për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian është Maqedonia, ku 10% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta në 12 muajt e fundit, raporton Monitor. Më pas renditet Mali i Zi me 7% të të pyeturve dhe Serbia me 5%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, pjesëmarrjen më të lartë në protesta dhe demonstrata e kanë Franca, Suedia dhe Irlanda, ku përkatësisht 10% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta dhe demonstrata.

Edhe vendi fqinj Greqia ka një përqindje të lartë të anketuarve që kanë marrë pjesë në protesta, me 8%. Në Greqi gjithashtu janë zhvilluar protesta të herë pas hershme, ku njerëzit janë ngritur kundër reformave që kanë ndërmarrë qeveritë për të dalë nga kriza që goditi vendin.

Rekordin për përqindjen më të ulët në protesta e mban shteti ishullor i Maltës.

Vetëm 1% e të anketuarve në Maltë u përgjigjën se kanë marrë pjesë në një protestë apo demonstratë në 12 muajt e fundit të vitit.

Raporti “Cilësia e jetës – publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.

Anketa Europiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik paneuropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve europiane në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes, i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore.

ma.me

Next Post
“Ndryshimi i kufinjve nuk është ide e ndërkombëtarëve”

"Ndryshimi i kufinjve nuk është ide e ndërkombëtarëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com