• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndryshimi i kufinjve nuk është ide e ndërkombëtarëve”

by Java News
15/08/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kai Sauer, shefi i misionit të Finlandës në OKB ka qenë asistent i Marti Ahtisaarit. Deutsche Welle e pyeti për planin Ahtisaari dhe idetë për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

Deutsche Welle: Çfarë ka ndodhur me planin Ahtisaari për Kosovën?

Ambassador Kai Sauer: Unë mendoj se ai ka qenë një plan i bërë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Ju me siguri i njihni planet si ai Erdut për Kroacinë, ai i Ohrit për Maqedoninë dhe sigurisht atë të Dejtonit. Të gjitha këto plane kanë pasur disa gabime. Ato kanë qenë shumë të vështira për t’ u zbatuar. Unë mendoj se plani i Ahtisaarit ka qenë më i miri, krahasuar me planet e tjera në rajon. Ironia është se plani nuk u pranua nga Këshilli i Sigurimit të OKB, për shkak të një anëtari të tij. Plani i Ahtisaarit ishte përpiluar me kujdes jo vetëm nga Ahtisaari, por nga disa institucione të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias për aspektet konstitucionale të planit, OSBE dhe OKB për aspektet e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, etj. Kështu që ishte plan  gjithëpërfshirës dhe i balancuar shumë politikisht, dhe u mbështet nga të gjitha vendet anëtarë të Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të njërit vend anëtar.

Është në natyrën e njeriut që nganjëherë duhet të kalojnë 10 ose 20 vjet deri sa të pranojë një gjë që e ka parë fillimisht si të papranueshme. Njeriu provon rrugë të tjera, humbet kohë dhe energji, dështon dhe kthehet më në fund tek ideja fillestare. Disa aspekte të planit të Ahtisaarit mund të përdoren në të ardhmen.

Deutsche Welle: Korrigjime kufijsh apo këmbime territoresh nuk kanë qenë pjesë e planit të Ahtisaarit. Pse po flitet për to tani në Ballkan?

Ambassador Kai Sauer: Është e vërtetë që në diskutim janë futur kufijtë. Sidoqoftë, ato nuk kanë qenë pjesë e planit të Ahtisaarit dhe askush nuk donte ndryshime kufijsh. Në diskutimet për ndryshime kufijsh kemi të bëjmë me ndjeshmëri dhe rreziqe të caktuara. Nuk është komuniteti ndërkombëtar, as përfaqësuesit e institucioneve evropiane ata që i kanë ngritur këto ide si të mundshme. Unë mendoj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm nëse e marrim parasysh këtë ide. Ajo që është e qartë është se duhet të punojmë së bashku, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe palë të tjera të interesuara që çështja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të ketë një përfundim. Të dyja vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por pa zgjidhjen e kësaj çështjeje bilaterale kjo nuk duhet të jetë e mundur.

Deutsche Welle: Uashingtoni dhe Brukseli nuk po japin deklarata në publik. A është shkëputur Brukseli dhe Uashingtoni nga politika e mëparshme e mosprekjes së kufijve?

Ambassador Kai Sauer: Unë nuk mund t’ i jap përgjigje kësaj pyetjeje. Ju duhet të pyesni BE dhe Uashingtonin. Ajo që kam parë unë është se Ballkani Perëndimor është kthyer sërish në axhendat tona. Nuk është si duhet të jetë, por ne nuk duhet të trembemi nga përgjegjësitë që kemi, sidomos nga shqetësimet që kanë vetë vendet. Kështu që kur të vijë vjeshta dhe njerëzit të jenë kthyer nga pushimet, diskutimet do të vazhdojnë duke dhënë mbase edhe përgjigjet.

Deutsche Welle. Ju vazhdoni të merreni me Ballkanin Perëndimor? Ekziston ndonjë plan për Ballkanin Perëndimor?

Ambassador Kais Sauer: Unë i ndjek zhvillimet në rajon. Unë mendoj se për arsye të ndryshme fokusi ndërkombëtar është duke u kthyer në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumë aktorë janë përfshirë në të. Ju me siguri keni vënë re se janë publikuar shumë studime dhe artikuj. Unë do të përmendja një studim të bërë nga EastWest Institute, që jep disa rekomandime për administratën amerikane.

Deutsche Welle: Po, unë kam qenë në prezantimin e studimit. Por, aty askush nuk foli për ndryshime kufijsh.

Ambassador Kai Sauer: Po. Shumë autorë dhe akademikë që kanë shqyrtuar me kujdes situatën, shprehin rezervat e tyre dhe duan të jenë të kujdesshëm kur flasin për ndryshim kufijsh. Sipas studimeve, kjo nuk është një alternative popullore.

Deutsche Welle: A kanë Kombet e Bashkuara ndonjë plan për Kosovën?

Ambassador Kai Sauer: Ndikimi i OKB-së është i kufizuar. Kombet e Bashkuara janë ekzekutuese, jo vendimmarrëse. Vendimet i marrin vendet anëtare dhe OKB i zbaton ato. Zyrtarisht OKB i detyrohet rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, të adoptuar më 1999. Duke qenë taksapagues për OKB-në unë shtroj pyetjen nëse burimet e shterueshme të OKB-së, janë shpenzuar si duhet në zbatimin e kësaj rezolute dhe mbajtjen e operacioneve paqeruejtëse. Ka vite që ne nuk na duhet një operacion paqeruajtës në Kosovë. Operacioni paqeruajtës i OKB-së nuk është model për zgjidhjen e problemeve të Kosovës. Institucionet evropiane duhet të jenë në gjendje ta marrin situatën në dorë.

Kai Sauer është diplomat finlandez. Ai është shefi i misionit të Finlandës në OKB. Ambasadori Kai Sauer ka qenë asistent i Harri Holkerit dhe Marti Ahtisaarit në misionin e UNMIK-ut dhe shef i grupit të analizave dhe studimeve strategjike të UNMIK-ut/DW

a.ç

Next Post
Eksploziv varkës së pogradecarit, nuk ka të lënduar

Nëpër Pogradec!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In