• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembja e teatrit/ Robert Ndrenika: Rama si Erdogani!

by Java News
11/06/2018 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lufta e ftohtë mbaroi. Tani fillon lufta e vërtetë!”. Nëse Ministria e Kulturës, qeveria e me shumë gjasë dhe Parlamenti shqiptar e kanë vulosur një herë e përgjithmonë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, artistët nuk kanë hequr dorë nga teatri i tyre, madje, duket se fillon rezistenca e vërtetë. Gjatë një takimi të improvizuar dje në mbrëmje u bë thirrje për mbrojtjen e teatrit deri në grevë urie.

Aktori Robert Ndrenika e krahasoi Kryeministrin Rama me Erdoganin, ndërsa aktori Arben Derhemi tha se teatri do të mbrohet me gjak. Aktori Neritan Liçaj tha me bindje se nuk do të lejohej asnjë pëllëmbë e truallit të teatrit, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të votojnë me zemër dhe jo si numër apo teserë partie.

Regjisori Robert Budina akuzoi Presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, por edhe kryetarin e opozitës, se premtimet e tyre dhe mbështetja që u kanë dhënë, ishin gënjeshtra.

NDRENIKA: RAMA NA KA PËRBUZUR

Aktori Robert Ndrenika e ka krahasuar Kryeministrin Rama me Erdoganin. “Kjo që ka ndodhur ishte e papritur për komunitetin teatror. Ishte e papritur për mua. S’marr vesh çfarë po ndodh. Kemi qenë te Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit që na ka dhënë plotësisht të drejtë, opozita është me ne dhe jam shumë i bindur që ka shumë nga Partia Socialiste që janë me ne, por nuk flasin. Nuk flasin se kanë hallet e tyre. Këtu u bë puna si te ‘Tre Musketierët’, ku Kardinali Reshelje më vete dhe të mbretit më vete. Nuk ka lezet kështu, në vitin 2018. Unë them që edhe Prokuroria ta shohë këtë punë, ta hetojë. Përse duhet ta marrë “Fusha shpk”, se ka dhe “Kodra shpk”…, ç’janë këto preferenca? Të vjen keq që nuk e kanë përfillur fare komunitetin teatror, përveç Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit, kurse Kryeministria na ka përbuzur. Duhet të hyjmë në bisedime, nuk vazhdohet me gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”.

DERHEMI: DO SHKOJMË NË GREVË URIE

Aktori Arben Derhemi u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të mbrojnë teatrin, deri në grevë urie.
“Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë. Nuk ka më vend që të jemi ne që takojmë opozitën apo Presidentin e Republikës. Ne duhet të marrim në dorë fatet e këtij teatri. Ky teatër nuk do të shembet. Një diktator, një uzurpator ‘allalla o rezil, o katil allalla/ shtroni udhën me hithr’e me shtog turfanda’. O kryeministër, që të gënjen mendja se je dikush dhe që mendon se mund të bësh ç’të duash me Teatrin Kombëtar. Të gjithë bashkë do shkojmë deri në grevë urie. Vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë do të shembet Teatri Kombëtar. Nuk e kuptoj ku janë aktorët e tjerë të teatrit. Çfarë prisni që t’ju bëjë më shumë drejtori juaj, çfarë prisni t’ju bëjë më shumë Kryeministri juaj? Deri ku do shkojmë? Do na përdhunojnë ndonjë ditë. Nuk ka më vend për tolerancë. E vetmja rrugë është lufta. Merrni hunjtë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo s’do Kryeministri shqiptar. Do të mbrojmë të gjithë bashkë historinë e këtij vendi, atë që kemi dashur dhe do të duam gjithnjë, që të mos thonë maqedonasit që na thonë shpellarë. Populli i Tiranës të mbështesë Teatrin Kombëtar deri në akte sublime, deri në grevë urie”. /panorama

ma.me

Next Post
Si të shpëtojmë nga aromat e këqija në shtëpi, 10 këshilla efikase

Si të shpëtojmë nga aromat e këqija në shtëpi, 10 këshilla efikase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In