• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shembet ura historike 300-vjeçare e Orgockës në Kolonjë, bllokohen fshatrat

by Java News
06/02/2018 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dy ditëve të fundit kane shembur plotësisht urën e Orgockës në Kolonjë duke i hequr listës së trashëgimisë kulturore një objekt 300 vjeçar, i ndërtuar gjatë periudhës osmane. Prurjet e rrëmbyeshme të lumit Osum kanë shkatërruar edhe harkun e mbetur të urës në të cilën nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese ndër vite, edhe pse me statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë.

“Ka pasur një shembje të harkut kryesor që kishte ngelur. Ura përveç një monument kulture i kategorisë së parë është një një nyje lidhëse mbi lumin Osum që lidh disa fshatra në Kolonjë. Ka qenë një nga objektet më të rrezikuara, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Në 2016 u bë një ndërhyrje e cila ka garantuar lëvizjen e qytetarëve të asaj zone.

Kemi bërë një vlerësim të situatës jemi duke marrë planin e masave për kalimin e qytetarëve. Ura është 63 metra e gjatë dhe 3.4 e gjerë, një pjesë e harkut është shembur para 30 viteve, u shemb edhe pjesa tjetër nga erozioni. Është shumë e vështirë që ura të rikthehet në atë pjesën monumentale që ka pasur. Edhe nga ana ekonomike është shumë e vështirë për ta rindërtuar” deklaroi Gjergji Koki, Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Ndërhyrja në këtë objekt, sipas specialisteve është e vështirë, por edhe nëse ura rindërtohet, asaj nuk mund ti rikthehen vlerat monumentale, sepse dëmi konsiderohet i parikuperueshëm. Ura e Orgockes, rezulton ti përkasë shek.17 dhe përfaqëson një vepër të rrallë inxhinierike,e ndërtuar e gjitha në gur. Përgjatë tre shekujve kjo urë shërbeu si nyje lidhëse midis fshatrave të Kolonjës, ndërsa me shembjen e saj, vendorët po diskutojnë mundësinë e një alternative tjetër për lëvizjen e banoreve, të cilët kane mbetur të izoluar. (shqiptarja.com)

Next Post
Bayern turpëron Paderbornin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Bayern turpëron Paderbornin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com