Një aksident i ndodhur në galerinë e kromit në minierën e Selishtës në Peshkopi ka lënë të rëndë plagosur dy persona, të cilët më pas kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Mësohet se plagosurit Miftar Losha, 25 vjeç, drejtor teknik i minierës, dhe Albert Losha, minator, kanë ndërruar jetë pas transportimit për në spital.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e shembjes së një masivi gurësh, çka ka sjellë plagosjen e 25-vjeçarit Losha dhe bllokimin në galeri për rreth një orë të minatorit Albert Losha. Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk u kanë mbijetuar plagëve.