• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Ne i marrim vota PD-së? E kundërta është e vërtetë! Basha të na thotë nëse na do apo jo në koalicion

by Java News
25/01/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aleati i Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ngriti shqetësimin e tij se ky sistem zgjedhjesh është i gabuar. Shehi pohoi se sistemi që operohet në vendin tonë fuqizon akoma më shumë liderat e partive të mëdha, ndërsa sipas tij aleatët rrinë në hije.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK-së, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, i ‘tërhoqi’ veshin kyeopozitarit Lulzim Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të vepronte më shpejt me projektin e tij për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke e mbyllur në muajin shkurt.

“I kam thënë Zotit Basha që ke mbledhur kaq shumë aleatë. Të gjithë ne duhet të dimë, na duan apo jo. Unë e kam deklaruar se do garoj në krye të LZHK në Tiranë. Basha duhet t’i mblidhte me parë aleatët. Kësaj pune i vinte kapak edhe nëse do të bëhej ndryshim në sistemin zgjedhor, për partitë e vogla. Ato votat ia dhurojmë Partisë Demokratike. Nuk është e vërtetë se aleatët i marrin vota PD. Pasi është e kundërta. Unë doja ta ndryshoja sistemin. Ligji na penalizon që mos të kemi komisioner.

Atje ku votohem unë tek Tirana e vjetër, nuk do kishte kuptim që të vinte dikush nga fshatrat e thella të veriut, ca do numëroj ai votat e tiranasve të vjetër? Unë gjykoj sot e kësaj dite se do mbështes atë që ka thënë PD. Por mendoj se ky është sistemi më i keq që voton Shqipëria prej vitesh. Sistemi është shumë i gabuar, jo se na penalizon ne partitë e vogla, por penalizon të gjithë shqiptarët.

Ky proces fuqizon kryetarët e partive. Më të fuqishmit janë Zoti Basha, Zoti Rama dhe Zoti Meta. Shqiptarët janë të mundur se nuk kanë të drejtë që të votojnë përveç flamurit. Zoti Basha ka të drejtë të menaxhoj të gjithë këto korrente. Ai ka eksperiencë, iu bënë 12 vite që është në politikë. Është më i riu mes ne të vjetërve, dhe më i vjetri mes atyre të rinjve që do t’i promovojë. Zot Basha duhet të veprojë shpejt, pasi i gjithë ky projekt fushate duhet të mbyllet në fund të shkurtit.”, tha Shehi.

Nga ana tjetër, ai shtoi se: “Shqipëria është para një procesi shumë të madh, pasi kemi një ligj dekriminalizimi që mund të prodhoj një pastrim të kafazit të klasës politike shqiptare. Kjo qeveri i ka treguar të gjitha mungesat e veta, ndaj besoj se nëse do interpretojmë të gjithë fushatën zgjedhore, do ketë ndryshime të mëdha politike.”./a.k

Next Post
VIDEO/ “Ulu në gjunjë dhe më kërko të falur”… ja se çfarë i bën ky djalë të dashurit të të fejuarës së vet

VIDEO/ "Ulu në gjunjë dhe më kërko të falur"... ja se çfarë i bën ky djalë të dashurit të të fejuarës së vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In