• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi-Ndoka: Deklaratat e Bashës për bojkot të zgjedhjeve, telenovelë kapitulluese për opozitën

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

EKSKLUZIVE/ Kanë ngjallur jo pak polemika brenda opozitës, deklarata e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se do të bojkotojë zgjedhjet nëse kryeministër, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë Edi Rama. Këto deklarata të tij janë vlerësuar gjerësisht në kampin opozitar si “tejet të nxituara” dhe në thelb si “kapitulluese”. Një prej figurave qëndrore të opozitës, Dashamir Shehi, në një prononcim për Javanews, vlerëson se deklarata të këtij karakteri janë shumë të nxituara dhe aspak të dobishme në këto momente.

Sipas tij, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka ende kohë që opozita të organizohet dhe t’i fitojë zgjedhjet. “Nuk kemi pse paragjykojmë kur zgjedhjet janë ende larg. Detyra jonë është të motivojmë dhe jo të demotivojmë elektoratin. Deklarata të tilla janë shumë të shkujdesura dhe të nxituara. Opozita ka të gjitha shanset reale që t’i fitojë zgjedhjet. Ndaj del si detyrë të motivojmë elektoratin. Rregullat e lojës janë rregulla loje në një sistem demokratik. Ato meritojnë të zbatohen nga të gjitha palët. Bojkoti nuk është rruga e duhur. Politika e bojkotit është një politikë e dështuar”, shprehet Shehi.

Sipas tij, në këto momente është e rëndësishme që të bëhen ndryshimet e duhura ligjore në ligjin për zgjedhjet. Shehi vlerëson se “politika duhet të ndryshojë rregullat që zgjedhjet të jenë brenda standarteve dhe jo njerëzit”. “Të kapesh pas emrave duke anashkaluar ndryshimet ligjore në reformën për zgjedhjet, është si të luftosh me “mullijtë e erës”. Opozita ka nevojë për rregulla të qarta e standarte zgjedhore, të cilat duhen respektuar nga të gjitha palët”, shprehet Shehi.

“Bojkoti” si telenovelë

Ndërsa kryedemokristiani, Nard Ndoka, vlerëson se deklarimet një vit e gjysëm përpara zgjedhjeve për bojkot, shprehin më shumë një krizë personale të kreut të PD-së Basha dhe gjendje paniku të tij.

Sipas tij, nuk mund t’i caktosh forcës politike kundërshtare se kush duhet të jetë kryetari apo kryeministri. “Marrim për një moment që dhe Rama thotë se s’dua të hyjë në zgjedhje me Lulëzim Bashën kryetar të PD-së. Çfarë ndodh? Në fakt asgjë. Zgjedhjet do të bëhen do apo nuk do Rama që Basha të jetë kreu i PD-së, apo do apo s’do Basha që Rama të jetë kryetar i PS-së dhe kryeministër. Deklarata e Bashës më shumë më duket si një deklaratë kapitulluese e opozitës. Vendimet për të bojkotuar zgjedhjet nuk janë të lehta për tu marrë. Më habit fakti që Basha i artikulon me aq qetësi”, shprehet Ndoka.

Sipas kreut të PDK, deklaratat për bojkot të zgjedhjeve nga ana e Bashës janë bërë tashmë si telenovelë, sepse edhe në prag të zgjedhjeve vendore deklaroi bojkotin, më pas u detyrua të hyjë në zgjedhje duke shënuar një rezultat negativ për PD-në. Sipas tij, reforma zgjedhore është pika ku palët duhet të përqëndrohen për të rritur transparencën, standartet dhe një votim të lirë dhe të ndershëm.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Zbulim sensacional: Metodë që shëron mbi 94% të pacientëve të sëmurë me kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In