• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulim sensacional: Metodë që shëron mbi 94% të pacientëve të sëmurë me kancer

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i onkologëve të Fred Hutchinson Centra për hulumtim të sëmundjes së kancerit në shtetin federal amerikan Washington janë të bindur se kanë gjetur metodë të re revolucionare për shërimin e leukemisë akute limfoblastike (ALL) që potencialisht do të mund të zbatohet edhe në llojet e tjera të kancerit, transmeton Koha.net shkrimin e The Guardian të Londrës.

Në kërkimet më të reja klinike, mjekët kanë “trajnuar” T-limfocitet, një lloj rruazash të bardha të gjakut të pacientëve me ndihmën e molekulave të veçanta që mundësojnë njohjen dhe atakimin e stacioneve të kancerit dhe pastaj i kthejnë në trupin e pacientit përmes infuzionit. Molekulat e përdorura në fakt janë receptorë artificialë për T-limfocite, që mjekët i quajnë “receptorë hermetikë antigjene” (Chimeric antigen receptor – CAR ), ndërsa përfitohen nga minjtë gjenetikisht të modifikuar në mënyrë laboratorike.

Një “trajnim” i tillë i përbërjes imunologjike ka shënuar rezultate impresive – 94 për qind e pjesëmarrësve të kërkimit klinik ka përfunduar pa simptome të leukemisë limfoblastike. Rezultati është aq më impresiv kur të kihet parasysh se bëhet fjalë për pacientë që ishin në fazën e fundit të sëmundjes. Në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm personat të cilëve parashikimet u kishin dhënë vetëm dy deri pesë muaj jetë.

“Diçka e tillë asnjëherë deri më tash nuk është arritur në mjekësi, sinqerisht, të kesh këso rezultatesh ndër pacientë të cilëve sëmundja u ka shkuar aq larg, është mrekulli”, është shprehur udhëheqësi i kërkimit Stanley Riddell.

Megjithatë, kjo metodë mjekimi nuk është krejt pa rreziqe. Nga 35 pacientë, që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment, në shtatë janë shfaqur simptome serioze anësore – reaksione të imunopërbërjes për ç’arsye kanë përfunduar në kurimin intensiv, kurse dy pacientë (6% e numrit të përgjithshëm) kanë vdekur nga pasojat, transmeton Koha.net. Shkencëtarët tabni po punojnë për përsosjen e metodës që do të ulte rrezikun nga reaksionet e rrezikshme imunologjike.

Sikurse imunoterapia dhe radioterapia, kjo metodë nuk do të mund t’i shpëtojë të gjithë, e ka pranuar Riddell, por ka shtuar se imunoterapia më në fund do të bëhet një nga themelet e luftës kundër karcinomës.

Hapi tjetër shfrytëzimi i dozave më të vogla të T-limfociteve të modifikuara, me qëllim të uljes së rrezikut nga pasojat anësore, ndërsa Riddell do të dëshironte të eksperimentojë imunoterapinë edhe në tumoret e ngurta, ndonëse është i ndërgjegjshëm se do të jetë një “sfidë më e madhe”. Rezultatet e kërkimeve më të reja, pohojnë autorët, janë dorëzuar për kontroll dhe do të duhej së shpejti të publikohen zyrtarisht në një revistë relevante shkencore, përgatiti Koha.net.

Next Post

Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In